Harduer

Ora inteligjente LG G Watch tashmë është e disponueshme globalisht për tu blerë

Jul 8 2014
0 Shpërndarje
Ora inteligjente LG G Watch tashmë është e disponueshme globalisht për tu blerë

gsmarena_001Kompania LG është krenare për orën e saj inteligjente me platformën Android Wear dhe tashmë ky aksesor është në shitje globalisht. Ora inteligjente G Watch do të jetë e disponueshme edhe online, por edhe në dyqane në SHBA, Kanada, Francë, Irlandë, Gjermani, Itali, Spanjë, Britani, Australi, Indi, Japoni dhe Kore të Jugut.

Po ashtu është e disponueshme edhe në 15 shtete të tjera ku ndër të cilat janë: Brazili, Meksika, Rusia, Singapori dhe Zelanda e re dhe vetëm për mes distributorëve.

Ora mund të blihet nga Play Store në ato shtete ku ju mund të blini pajisje nga Google. Çmimi do të variojë në bazë të tregjeve. Ora LG G Watch është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit (çertifikim IP67), dhe vjen me një ekran 1.65 inç me rezolucion 280×280.

Fuqizohet nga një çip Qualcomm Snapdragon 400 me proçesor 1.2 Ghz si dhe 512 MB RAM. Ka mbështetje për Bluetooth 4.0, 4 GB hapësirë të dhënash dhe bateri 400 mAh. Ora vjen po ashtu me 9 sensorë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>