Biznes

Ora inteligjente Motorola Moto 360 tashmë e disponueshme për 250 $

Sep 6 2014
0 Shpërndarje
Ora inteligjente Motorola Moto 360 tashmë e disponueshme për 250 $

technobuffalo-602-rumor-roundup-moto-360Megjithëse Motorola kohë më parë kishte zbuluar orën inteligjente Moto 360, detajet e përgjithshme të produktit dhe veçanërisht çmimi janë mbajtur sekret. Ditën e sotme pajisja është prezantuar zyrtarisht me të gjitha detajet që dëshironi.

Ora inteligjente Moto 360 ka një çmim prej 249,99 dollarë dhe do të dalë në shitje që nga dita e sotme në uebfaqen e kompanisë. Moto 360 ka një ekran 1.56 inç me rezolucion 320×290 dhe dendësi pixelash prej 205 ppi. Ekrani është i pajisur me mbrojtjen që ofron Corning Gorilla Glass 3.

Po ashtu ka certifikimin IP67(rezistent ndaj ujit) dhe mund të mbahet nën ujë për 30 minuta në 1 m thellësi. Moto 360 ka një proçesor TI OMAP 3, 4 GB hapësirë të dhënash dhe 512 MB RAM.

Motorola pretendon se pajisja në fjalë mund të mbajë bateri deri në 12 orë. Bateria ka një kapacitet prej 320 mAh dhe mund të ngarkohet përmes valëve wireless. Moto 360 është e qëndrueshme me pajisjet Android që kanë versionin 4.3 ose më shumë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>