Harduer

Ora inteligjente Sony SmartWatch 3 shfaqet në Play Store

Oct 19 2014
0 Shpërndarje
Ora inteligjente Sony SmartWatch 3 shfaqet në Play Store

sony_smartwatch_heroSony ka shfaqur ambiciet e njohura tashmë për të qenë një lojtar i rëndësishëm në tregun e veshjeve teknologjike. Përpjekja më e re është ora inteligjente Sony SmartWatch 3 e cila ndjek gjurmët e orës inteligjente të Motorola-s, Moto 360.

Si pjesë e platformës Android Wear të Google, ora inteligjente duhej të shfaqej në Play Store dhe tashmë është.

Sony SmartWatch 3 fillimisht u lançua në eventin e IFA 2014 të shtatorit, megjithëse data e dërgesave do të bëhej publike më vonë. Siç u premtua, ora inteligjente do të jetë e disponueshme në ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Proçesori Quad Core 1.2 Ghz pasohet nga 512 Mb RAM. Ekrani ka një madhësi prej 1,6 inç dhe rezolucion 320 x 320 pixel me prekje.

Sigurisht, të tjera karakteristika janë sensori i ambientit, akselerometrit, vibratori, kompasi, gyro, GPS dhe konektivitet NFC dhe Bluetooth. Ora inteligjente SmartWatch 3 është kompatibël me pajisjet Android të versionin 4.3 ose më shumë.

Hapësira e brendshme është 4 GB dhe bateria prej 420 mAh mund të sigurojë përdorim për dy ditë. Në PlayStore ajo cilësohet “po vjen së shpejti”, por çmimi tashmë është zbuluar dhe do t’ju kushtojë 249,99 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>