Harduer

Ora SmartWatch 3 nga Sony tani mund të blihet në Google Play për 249.99 $

Nov 11 2014
0 Shpërndarje
Ora SmartWatch 3 nga Sony tani mund të blihet në Google Play për 249.99 $

sonywatch2.0.0_standard_800.0Pasi u paraqit për herë të parë në Google Play më tepër një se një muaj më parë, SmartWatch 3 tani mund të blihet për 249.99 dollarë. Përpara të hënës, kjo orë e mençur shfaqte vetëm një porosi “vjen së shpejti” në dyqanin e Google, ndonëse ka qenë në dispozicion nga Verizon Wireless për disa javë tashmë. Nuk është në atë gjendje që të mund ta quani elegante, por SmartWatch 3 përqendrohet në palestër më tepër se sa pajisjet e tjera Android Wear në treg.

Ka një GPS të brenda-ndërtuar për të ju ndihmuar në përcjelljen e vrapimeve tuaja – veçori kjo unike deri më tani për Android Wear – dhe po ashtu është rezistues ndaj ujit, kështu që nuk keni nevojë të brengoseni rreth vrapimit në ujë, larjes me të, ose marrjes së kësaj ore për të notuar. Përveç këtyre, pajisja nga Sony nuk dallohet me diçka tjetër të posaçme nga pajisjet e tjera. Ju nuk do ta gjeni klasën e Moto 360 ose G Watch R të LG-së këtu, por sërish, këto ora nuk janë edhe aq të përthyera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>