Softuer

Oracle 10 G, Apache and PHP

May 14 2009
0 Shpërndarje
Oracle 10 G, Apache and PHP

Si rastë të veçantë do ta marrim kombinimin PHP dhe MySql , ku me MySql nuk mund të arrijë performancën që na nevojitet. Në këtë rast arrin në shprehje ndonjë kombin tjetër i mundshëm i platformave që do të na ndihmonte që aplikacioni ynë të te ketë performancë më të mirë dhe menaxhimi i te dhenave të jetë më efikas. Si sistem  për menaxhim të të dhënave që ështe më i njohur, dhe sipas testimeve tregon se është më efikas dhe prezent në aplikacione të mëdha, ështe Oracle. Në këtë shkrim do sqarohet mundësia e kombinimit PHP dhe ORACLE.

Instalimi I Oracle 10G në Windows

Edhe pse Oracle tashmë ka lansuar verzionin e tyre Oracle 11G ne do të diskutojmë për verzionin më të hershëm Oracle 10G që në thelb ka shumë pak ndryshime nga pasardhësi Oracle 11G.  Gjithë e dimë se Oracle është platformë komerciale dhe për ta patur një version të plotë do të duhet të paguajm për këtë, por Oracle gjiathashtu ka menduar për njerëzit që janë fillestar në këtë plarformë, për ata që duan ta testojnë këtë platform dhe për studentët nëpër Universitete të ndryshme, dhe mu për këtë qëllim Oracle ka lansuar versionin pa pagesë të kësaj platforme që i ka të anashkaluara disa karakteristika që i ka verzioni i plotë i Oracle. Bëhet fjalë për “Oracle Express edition (XE)”.  XE përmban të gjitha karakteristikat që na nevojiten për ndërtimin e ueb aplikacioneve për çfarëdo lloj biznesi; Oracle XE 10G operon në 32 bit Windows sistem operativ dhe në çdo sistem operativ tjetër 32 bit të bazuar në Linux si Red Hat, Debian, Mandriva dhe Ubuntu.

 Karakteristikat që e dallojnë “Xpress edition” nga verzioni I plotë:

 – XE shfrytëzon vetëm një procesor nëse kompjuteri juaj është dual core

–  Memoria maksimale që mund të shfrytëzoj ky version është 1 GB

–  Hapësira maksimale që mund ta shfrytëzoj nga disku ështe 4GB (është e mjaftueshme edhe për një Database Administrator).

Kjo tregon se versioni falas nga Oracle nuk ka shumë dallim nga verzioni I plotë dhe lirishtë mund të punojmë për çdo projekt me këtë version.

Për ta instaluar  “Oracle 10G EX” në Windows vizitoni këtë link http://ëëë.oracle.com/technology/products/database/xe/  dhe zbriteni verzionin falas në kompjuterin tuaj.

Pasi të keni zbritur këtë platformë nga internet duhet të egzekutoni dosjen OracleXE.exe, thjeshtë klikoni dy herë në atë ikonë dhe magjstari(wizardi) për instalim do të ju shfaqet. Gjatë instalimit të Oracle, portin lëreni ashtu si është 8080 (porti  8080 është i parazgjedhur gjatë instalimit dhe mos e ndryshoni fare), pasi që bëhet fjalë për konfigurimin Apache dhe Oracle porti 80 do të jetë i zënë nga Aapache server.

Kur të mbaroj instalimi për ta hapur panelin për administrim të “Oracle 10G XE” shënoni këtë URL në ueb shfletuesin tuaj: http://127.0.0.1:8080/apex e njejta do të ndodh edhe me këtë url: http://localhost:8080/apex. Pasi të keni hapur panelin për administrim do të duhet të kyçeni në këtë sistem me shfrytëzuesin  SYSTEM ( që është i parazgjedhur gjatë instalimit) dhe fjalëkalimin që e keni shënuar gjatë instalimit të Oracle, tani mund të shihni panelin e “Oracle 10G XE”.

Konfigurimi I serverit Apache dhe gjuhës skriptore PHP të punoj me Oracle

Nuk do të shkruaj rreth asaj se si duhet instaluar Apache në sistemin e juaj nga shkaku se e kam parasysh se shumcia që e lexojnë këtë shkrim janë njerëz që kanë përvojë me serverin Apache dhe gjuhën skriptore.  Në këtë pjesë do të shkruaj rreth asaj se si ta konfigurojmë serverin Apaxhe dhe gjuhën skriptore PHP të punojnë me Oracle.

1). Gjeje dosjen php.ini  në serverin apache ( të gjithë ato që kane eksperiencë me këtë server shumë lehtë e gjejnë këtë dosje) , hape dosjen php.ini  dhe gjeje reshtin ku shkruan extension_dir, ndrysho vlerën e ksaj si vijon : “C:\yourPHPfolder\ext” ( ky është direktoriumi ku dosja php_oci8.dll dhe ekstenzione të tjera ruhen).

2). Në dosjen php.ini gjeje reshtin  ;extension=php_oci8.dll dhe ç’komentonja këtë resht (largonja ; (pikë presjen) nga fillimi i këti reshti).

3). Gjeje dosjen httpd.conf në Apache server ( edhe këtë dosje shume lehtë mund ta gjejne ata që kane eksperiencë me serverin Apache), hapeni këtë dosje dhe vendosni këto reshta në atë dosje:

   #
   # This will load the PHP module into Apache
   #

   LoadModule php5_module c:/yourPHPfolder/php5apache2.dll

   #
   # This next section will call PHP for .php, .phtml, and .phps files
   #

   AddType application/x-httpd-php .php
   AddType application/x-httpd-php .phtml
   AddType application/x-httpd-php-source .phps

   #
   #This is the directory containing php.ini by default when you install      
   #Apache
  

   PHPIniDir “C:/Program Files/Apache Group/Apache2/conf”

Për në fund duhet të restartoni serverin Apache.

Testimi I Oracle me Apache dhe PHP

Hapeni  direktoriumin  htdocs në serverin local Apache ( në të shumtën e rasteve ky direktorium gjendet në C:\Program Files\Apache Group\Apache2\htdocs)

Krijo një php skript në këtë direktorium me këto reshta

Phpinfo();
     –       Ruani kete skript me emrin test.php

 –         Tani hapeni ueb shfletuesin dhe shënoni http://localhost/test.php ( në të shumtën e rasteve në këtë mënyrë qasemi në serverin Apache.

–                  Nëse çdo gjë ka shkuar mirë gjatë instalimit në këtë faqe ku shien informatat e PHP do të shihni një seksion ku shkruan oci8, nëse nuk e shihni këtë seksion,shikoni edhe njëherë nëse keni bërë ndonje gabim gjatë instalimit dhe konfigurimit.

 

Kjo ishte sa i përket konfigutimit të Oracle me Apache dhe PHP.  Do të mundohemi që në rë ardhmen të nxjerim edhe disa shembuj që do të tregojnë se si ky kombinim i platformave funksionon , si bëhet koneksioni dhe shumë gjëra të tjera

Nëse dikush kërkon më shumë njohuri në lidhje me këtë temë unë ua rekomandoj këtë libër:

alt

Lajmet e fundit>