Biznes

Oracle blen Sun Microsystems

Apr 24 2009
0 Shpërndarje
Oracle blen Sun Microsystems

Në kohen kur bota eshte ne krize Globale financiare dhe ekonomike, kompani të ndryshme falementojnë dhe mbyllen. Kompanitë e mëdha në botën  e IT-së nuk kanë të ndalur në investime të reja e cila është një shenjë e mirë për të gjithë ata që merren me biznesin e IT-së dhe tregues i mirë se industria e IT-së nuk është e prekur nga kriza globale financiare aq sa janë prekur industritë e tjera. 

Bëhet fjalë për kompaninë Oracle që këto ditë ka blerë kompaninë e mirenjohur Sun Microsystems (Java). Shuma maramendëse rreth 7.4 miliard dollar prej të cilave 5.6 miliard dollarë është bruto shuma që do të marrë Sun Microsystems. Analizat e koorporatës Oracle tregojnë se nga kjo blerje vitin e parë do të fitojnë një shumë prej 1.5 miliard dollarësh dhe vitin e dytë 2.0 miliard dollarë.

Duke e marë parasysh se kombinimi Oracle dhe Sun ishin kombinimi i vetëm që ofronin aplikacione më të mira për bizneset e mëdha, bashkëpunimi që këto dy koorporata gjigante kanë patur plot 20 vite dhe fakti se sistemi operative Sun Solaris punon kryekëput me bazë të dhënash Oracle tregojnë se kjo blerje në një far mënyrë ishte e natyrshme dhe e pritshme.

Ky ështe një lajm shumë i mirë për të gjithë punëtorët e Sun Microsystems dhe Java progarmerët.
 

Lajmet e fundit>