Biznes

Oracle është pranë blerjes së Micros Systems për 5 miliardë $

Jun 23 2014
0 Shpërndarje
Oracle është pranë blerjes së Micros Systems për 5 miliardë $

2014-06-23T043726Z_1006990001_LYNXMPEA5M04Z_RTROPTP_2_CTECH-US-MICROS-SYST-OFFEROracle ka shumë mundësi të blejë Micros Systems për një vlerë prej 5 miliardë dollarësh, që pritet të lajmërohet gjatë ditës së hënë, raporton Wall Street Journal, që citon një person i cili është i informuar në lidhje me çështjen.

Blerja do t’i shtonte Micros vlerën në aksione për më tepër se 67 dollarë për aksione, thuhet në gazetë. Micros Systems bëjnë harduerë dhe softuerë në pikat e shitjes për restorante dhe hotele. Oracle ka qenë duke zbuluar disa produkte të veta të bazuara në cloud dhe duke blerë disa kompani më të vogla që janë të bazuara në cloud, si për shembull prodhuesi softuerik për marketing Responsys.

Marrëveshja, nëse konfirmohet, do të jetë blerja më e madhe nga Oracle që nga blerja e Sun Microsystems për 5.6 miliardë dollarë gjatë vitit 2009. Bloomberg raportoi javën e kaluar që kompanitë ishin në biseda ekskluzive. Oracle dhe Micros Systems nuk ishin të qasshme menjëherë për të komentuar në lidhje me çështjen jashtë orarit të rregullt të punës në SHBA. (PCWorld Albanian)

Tags >

Oracle
Lajmet e fundit>