Lajmet

Oracle lëshon arnime të reja për Java, përshpejton ciklin e përditësimeve

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Oracle lëshon arnime të reja për Java, përshpejton ciklin e përditësimeve

Duke qenë në dijeni për rreziqet e shumta në siguri që mund të paraqiten për shkak të vrimave në softuerin e vet, Oracle gjatë ditës së martë ka bërë lëshimin e disa përditësimeve të reja të Java-s për siguri si dhe ka lajmëruar për planet për të bërë lëshimin sa më të shpeshtë të arnimeve në të ardhmen.

Përditësimet e reja, Java 7 Update 15 dhe Java 6 Update 41, adresojnë pesë dobësi shtesë që nuk mund të përfshiheshin në përditësimin e ngutshëm të Java-s që Oracle e lëshoi më 1 shkurt. Në atë kohë, Oracle e theu ciklin e vet të arnimeve çdo 4 mujore të Java-s në mënyrë që një dobësi që në mënyrë aktive ishte duke u përdorur nga hakerët të mund të arnohej.

Katër nga pesë dobësitë e adresuara në përditësimet e së martës mund të shfrytëzohen përgjatë aplikacioneve Java Web Start në desktop dhe Java applet në shfletues të internetit, tha të martën në një postim në blog, drejtori për siguri në softuer në Oracle, Eric Maurice.

Tre dobësi kanë pasur vlerësimin në shkallën më të lartë të mundshme, që nënkupton që ato janë kritike dhe mund të shfrytëzohen që tërësisht të rrezikojnë besnikërinë, tërësinë dhe të qenit në dispozicion të sistemeve ku ndodhet Java me privilegje të administratorit si Windows XP.

Në sistemet ku Java nuk funksionon me privilegje të administratorit, si Linux ose Solaris, ndikimi është më i vogël, tha Maurice. (PCWorld Albanian)

Oracle Java

Lajmet e fundit>