Lajmet

Oracle lëshon Java EE 7 me shikim nga zhvillimi i HTML5

Jun 14 2013
0 Shpërndarje
Oracle lëshon Java EE 7 me shikim nga zhvillimi i HTML5

Oracle ka lajmëruar të qenit në dispozicion të edicionit të shtatë të Java Platform Enterprise, një lëshim që sjell mundësi të reja për zhvillimin e aplikacioneve të bazuara në HTML5 në kornizën e punës.

Aplikacionet HTML5 më lehtë zhvillohen me Java EE 7 përgjatë veçorive si “latente e ulët, komunikimi i bi-drejtuar me shkëmbyesin e të dhënave WebSockets,” përgjatë JSON dhe mundësinë për të mbështetur më tepër përdorues të tanishëm, tha gjatë të mërkurës Oracle.

Aspekte të tjera të Java EE 7 janë synuar që të jenë për funksionim dhe përshkallëzim. Për shembull, punët “batch” mund të ndahen në “pjesë të mundshme për t’u menaxhuar” duke iu dhënë aplikacioneve OLTP (përpunim të transaksioneve online) funksionim të pandërprerë, tha Oracle.

Oracle ka marrë kontrollin e Java-s përgjatë blerjes së Sun Microsystems. Ajo lëvizje kishte disa anëtarë të komunitetit të cilët fillimisht u shqetësuan për kujdestarinë e Java-s, ndonëse ato frikësime siç duket nuk janë më.

Java EE 7 mbështetet për përdorim në versionin 7.3.1 të IDE-së (ambientin për zhvillim të integruar) NetBeans e po ashtu edhe “ndërtimet e hershme” të Eclipse Kepler, tha Oracle. Oracle është duke ofruar edhe trajnime për zhvilluesit në Java EE 7. (PCWorld Albanian)

java

Lajmet e fundit>