Biznes

Oracle i ofron Hurdit pagë të majme dhe një bonus prej 10 milion dollarë

Sep 8 2010
0 Shpërndarje
Oracle i ofron Hurdit pagë të majme dhe një bonus prej 10 milion dollarë

Oracle, prodhuesi numër 3 në botë i softuerit, ka emërtuar ish shefin ekzekutiv të HP-së Mark Hurd, si bashkë-president të saj në ditën e hënë, një muaji pasi ai u largua nga HP për shkak të një skandal që përfshinte raporte të shpenzimeve dhe një kontraktuese.

Kontrata e Hurd që u shpalos para rregullatorëve të mërkurën, gjithashtu theksoi se ai do të fitojë të drejtën për të blerë aksione të Oracle në vlerë prej 10 milion dollarë pasi ai të arrijë në takimin e parë të bordit.

Përveç kësaj Hurd është emërtuar edhe anëtarë i bordit të Oracle gjatë ditës së hënë, dhe mund të blejë aksione të Oracle në vlerë prej 5 milion euro çdo vit për pesë vitet e ardhshme.

Në HP, Hurd ishte një prej shefave ekzekutiv të sektorit të teknologjisë me kompensimin më të madh. Ai ka fituar 98 milion dollarë kompsneim nga HP gjatë tre viteve të fundit, duke përfshirë edhe 30 milion dollarë në vitin fiskal 2009.

Safra Catz, që do të shkëmbejë rolin e presidentit me Hurd tek Oracle, ka një kompensim total prej 36.4 milion dollarë në vitin fiskal 2010, që ka përfunduar me 31 maj të këtij viti.

Ndërsa sot në një artikull të botuar tek ne u bë e ditur se HP ka paditur Hurd në një gjykatë në Californi, duke kërkuar bllokimin e marrjes së punës nga ana e Hurd për shkak të rrezikut se ai mund tu bëjë me dije atyre sekrete të tregtisë. Oracle dhe HP janë konkurrentë në tregun e serverëve kompjuterik.

Hurd është larguar nga HP me një pako me vlerë prej 34.6 milion dollarë, duke përfshirë një pagesë bonusi prej 12.2 milion dollarë dhe stok të kufizuar.

Në anën tjetër tek Oracle, 53 vjeçari Hurd do të jetë përgjegjës për shitje dhe marketing, dhe këshillim pranë njësive globale të biznesit të Oracle, Oracle është edhe pronare e Sun Microsystems që e ka blerë për 5.6 miliard dollarë vitin e kaluar, duke e vendosur në këtë mënyrë HP-në në konkurrencë direkte në tregun e serverëve.

Lajmet e fundit>