Lajmet

Orange lançon aplikacionin Libon, ofron telefonata HD VoIP

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
Orange lançon aplikacionin Libon, ofron telefonata HD VoIP

Libon është një klient i ri VoIP, i zhvilluar nga departamenti i kërkimit dhe zhvillimit të një prej rrjeteve mobile më të mëdha në Europë, Orange.

Sigurisht, ju mund të mendoni se këto lloj aplikacionesh nuk janë edhe aq të mira për kompanitë mobile, sepse i ‘detyrojnë’ njerëzit të rrisin kapacitetin e të dhënave të tyre, kështu që pse duhen ndërtuar? Për këtë arsye u fol me shefin Giles Corbett.

Ai tha se targetet kryesore janë shërbime si WhatsApp dhe Viber, në mënyrë që të integrohen shërbimet e tyre VoIP dhe mesazhe me telefonuesin.

Telefonatat dhe mesazhet mes përdoruesve janë pa pagesë, ndërsa personat e tjerë mund t’i kontaktoni me Libon Minutes ose me planin tuaj telefonik nga e njëjta ndërfaqe.

Ndoshta ngjan pak e çuditshme se përse Orange do të krijonte diçka që bie në konflikt me biznesin e vet (Whatsapp ka reduktuar të ardhurat e kompanive telefonike me 14 miliardë $ vitin e kaluar), por shefi i kompanisë u shpreh se ata dëshirojnë të ecin me hapin e kohës dhe shërbime të reja si ky u japin avantazh konkurrues në treg. Setup-i kërkon një adresë e-maili, fjalëkalimin dhe numrin tuaj të telefonit.

Sapo të keni përfunduar këto hapa, ai do t’ju dërgojë një mesazh tekst për t’ju identifikuar. Më pas, do të marrë listën ekzistuese të kontakteve dhe do t’ju mundësojë t’i organizoni në grupe. Në këtë mënyrë, mund të flisni me shumë njerëz në të njëjtën kohë. Po ashtu, keni mundësi të vendosni mesazhe zanore të ndryshme, pra duke diferencuar mesazhin që transmetohet për kolegët, miqtë etj.

Aplikacioni është pa pagesë por duke shpenzuar $2.99 (£1.99, €2.69) merrni karakteristika shtesë, si për shembull një orë komunikim ndërkombëtar çdo muaj. Ai mund të shkarkohet nga App Store që sot, ndërsa versioni për Android do të vijë shumë shpejt.

Libon është shkurtimi i fjalisë “Life is Better On.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>