Harduer

Orët inteligjente Pebble do të qëndrojnë funksionale deri në fund të 2017-tës

Dec 16 2016
0 Shpërndarje
Orët inteligjente Pebble do të qëndrojnë funksionale deri në fund të 2017-tës

pebbletimeroundback-100632514-largePronarët e një ore inteligjente Pebble u shqetësuan këtë javë kur mësuan se e ardhmja e paisjeve të tyre është në rrezik pas blerjes nga Fitbit.

Në një postim në blog, zhvilluesi i njohur pranë Pebble Jon Barlow vendosi ti jepte fund shqetësimeve të konsumatorëve duke u thënë se orët inteligjente do të ngelen terësisht funksionale të paktën deri në fund të 2017-tës.

Ai vuri theksin tek disa shërbime të cilat do të ngelen përgjatë kësaj periudhe. “Askush prej nesh nuk dëshiron të nxjerrë nga funksioni orët tuaja Pebble që keni blerë,” shkruante Barlow.

“Pebble SDK, CloudPebble, API, softuerët, aplikacionet mobile, portali i zhvilluesve dhe dyqani i aplikacioneve Pebble janë të gjitha elementë të ekosistemit Pebble dhe do të ngelen aktive,” vijoi ai.

12 Dhjetor Fitbit konfirmoi spekulimet duke njoftuar blerjen e Pebble për 40 milion dollar. Dikur i përkëdheluri i Kickstarter, Pebble pati një vit të vështirë me largimin e 25% të fuqisë punëtore në Mars. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>