Harduer

Organi i parë i “printuar” me printer 3D pritet në vitin 2014

Dec 29 2013
0 Shpërndarje
Organi i parë i “printuar” me printer 3D pritet në vitin 2014

Rreth 18 njerëz vdesin çdo ditë në botë duke pritur për një transplant organi. Por, ky fakt mund të ndryshojë një ditë, madje më shpejt nga sa mendoni ju – vetëm falë printimit 3D.

Avancimet që janë arritur në printimin 3D janë të jashtëzakonshme. Kompania me zyra në San Diego, Organovo, ka arritur tashmë të “printojë” indin njerëzor dhe pret të sjellë vitin tjetër organin e parë “të printuar” – një mëlçi.

Ashtu si edhe format e tjera të printimit 3D, bioprintimi operon duke krijuar shtresa njëra pas tjetrës të materialit, në këtë rast, të qelizave të gjalla, për të formuar një entitet të fortë – në këtë rast, indi njerëzor.

Gjëja më e vështirë në krijimin e indit vazhdon të mbetet prodhimi i sistemit të enëve të gjakut, i cili është përgjegjës për transmetimin e oksigjenit dhe elementëve të tjera ushqimore. Faktikisht, qelizat e gjalla mund të vdesin para se të përfundojë prodhimi i indit.

Megjithatë, Organovo shprehet se duhet të zgjidhë më pas çështjen e enëve të gjakut. “Kemi arritur trashësi në më shumë se 500 microns, si dhe e kemi mbajtur indin e mëlçisë në gjendje të plotë funksionale për të paktën 40 ditë, thotë Mike Renard, zv. Presidenti i kompanisë.

Printimi i hepatociteve, qelizat që përbëjnë pjesën më të madhe të indit të mëlçisë–nuk mjafton. Ka edhe disa lloje të tjera qelizash, me funksione të tjera që duhet të prodhohen për të krijuar një organ të gjallë njerëzor.

Modeli i indit të mëlçisë që planifikohet të prodhohet vitin e ardhshëm është vetëm për qëllime laboratorike dhe kërkimore, në mënyrë që të përdoret në studimet mjekësore dhe kërkimet për ilaçe.

Të zhvillosh një ilaç të ri, mesatarisht, kushton 1.2 miliard $ dhe duhen 12 vite. Organovo nuk ka dhënë ndonjë konfirmim zyrtar nëse do të ketë organe të prodhuara në këtë mënyrë në të ardhmen, të cilat të mund të përdoren në transplant. (PCWorld Albanian)

3d_organ_printer-100221663-large

Lajmet e fundit>