Analiza

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Telefonat celularë mund të rrisin rrezikun nga kanceri

Jun 2 2011
0 Shpërndarje
Organizata Botërore e Shëndetësisë: Telefonat celularë mund të rrisin rrezikun nga kanceri

Ekipi prej 31 shkenctarëve nga 14 vende, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, nxorën përfunidmin pas vëzhgimeve të studimeve për sigurinë në celular. Skuadra gjeti dëshmi të mjaftueshme për ta kategorizuar këtë rrezik si “me mundësi rreziku për njerëzit”.

Kjo nënkupton që ata gjetën rritjen e kancereve glioma dhe neuroma akustike në tru për përdoruesit e celularëve, por ata nuk ishin në gjendje të nxjerrin përfundime për llojet e tjerë të kancerit.

“Problemi më i madh që e dimë është që shumica e faktorëve kërkojnë disa dekada të shfaqjes përpra se t’i shohim pasojat”, tha Dr. Keith Black, i cili është kryetar i neurologjisë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angjelos.

Lloji rrezatimit që vjen nga një telefon celular quhet jo jonizues. Nuk është sikur një rrezatim nga rrezet X, por ngjashëm me një mikrovalë të vogël.

“Atë se çfarë e bën rrezatimi i mikrovalës për ushqimin në mikrovalë, në thelb gatimi i trurit”, tha Black. “Kështu që, për të ndikuar në një kancer dhe tumore, ka shumë efekte të tjera në funksionin njohës të kujtesës, pasi që lobet e kujtesës së përkohshme është vendi ku ne i mbajmë celularët.”

Industria e Wireless-it u përgjigj lajmërimit të të martës duke thënë që kjo “nuk nënkupton që telefonat celularë shkaktojnë kancer”. Shoqata për Wireless – CTIA shtoi që hulumtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë “nuk kanë bërë ndonjë rihulumtim të ri, por i  kanë vëzhguar studimet e botuar.”

Agjensia Evropiane për Ambient ka thënë  që celularët mund të jenë një rrezik i madh në shëndetin si rreziku i shëndetit nga duhanpirja, asbesti dhe gazolina e plubmit. Kryetari i institutit për hulumtime për kancer në Universitetin e Pittsburgh-ut dërgoi një memorandum tek të gjithë punëtorët për t’i shtyrë ata që të kufizojnë përdorimin e celularëve, sepse kanë mundësi të shkaktojnë kancer.

“Kur ju shikoni në zhvillimin e kancerit – përkatësisht kancerit në tru – ai merr kohë derisa të zhvillohet. Unë mendoj që është një ide e mirë për t’u dhënë njerëzve disa lloje të paralajmërimeve që qëndrimi i gjatë nën rrezatim nga celulari juaj mund të shkaktojë kancer” tha Dr. Henry. Lai, i cili është profesor i bioinxhineringut në Universitetin e Uashingtonit i cili e studioi rrezatimin për më shumë se 30 vite.

Rezultatet nga studimi më i madh ndërkombëtar për celularët dhe kancerin ishte lëshuar në vitin 2010. Ai tregoi që pjesëmarrësit në studim të cilët përdorën një celular për më shumë se 10 vite ose më tepër kishin dyfishuar vlerën e gliomas në tru, e cila është një lloj tumori. Ende nuk është bërë ndonjë studim i një kohe të gjatë për të treguar ndikimin nga celularët tek fëmijët.

“Kafkat dhe lëkurat e kokave të fëmijëve janë më të holla. Kështu që rrezatimi mund të depërtojë më thellë në trurin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Qelizat e tyre janë në një vlerë të shpejtë të ndarjes, kështu që ndikimi i rrezatimit mund të jetë më i madh.” tha Black nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai.

Në muajin shkurt, një studim nga hulumtuesit e Institiutit Kombëtar për Shëndet, zbuloi që pas 50 minutave të lëshimit të rrezatimit nga një celular rritet aktiviteti në qelizat e trurit. Ndikimet e aktivitetit të trurit, të cilat janë artificialisht të stimulara, janë ende të panjohura.

Neurokirurgu dhe shefi përgjegjës për mjekësi në televizionin CNN, Dr. Sanjay Gupta tha që lajmërimi i të martës, “i dha një goditje atyre që kanë thënë “Nuk ka mekanizëm të mundshëm që telefonat celularë të shkaktojnë kancer.” Duke i klasifikuar telefonat celularë si kancerogjen të mundshëm, ata gjithashtu duken që po pranojnë se një mekanizëm mund të ketë ekzistuar.”

Prodhuesit e shumë telefonave celularë tashmë i kanë paralajmëruar përdoruesit që t’i mbajnë pajisjet e tyre larg nga trupi i tyre dhe ekspertët mjekësorë tregojnë rrugë të tjera për të zvogëluar rrezatimin nga telefonat celularë.

Manuali për siguri për pajisjen iPhone 4 thotë që ndikimi i rrezatimit tek përdoruesit nuk duhet të kalojë rregullat dhe udhëzimet FCC: “Kur përdorni iPhone afër trupit tuaj për thirrje me zë për të bartur të dhëna wireless përgjatë një rrjeti telefonik, mbajeni iPhone-nin larg së paku 15 milimetra nga trupi.”

Black Berry Bold i këshillon përdoruesit që ta “mbajnë pajisjen BlackBarry së paku 0.98 inçë (25 milimetra) nga trupi juaj kur pajisja BlackBerry është duke bartur.”

Logjika pas këtyre këshillave është që sa më larg që rri telefoni nga trupi, aq më pak rrezatim merret. Përdoruesit mund të përdorin funksionin speakerphone ose një pjesë tjetër për të fituar më shumë hapësirë.

Përdoruesit mund të dërgojnë porosi, në vend të bisedave, nëse duan që ta mbajnë telefonin larg nga fytyrat e tyre.

Përfundimisht, telefonat celularë lëshojnë shumicën e rrezatimit kur ata janë duke u munduar që të lidhen me antenat përkatëse. Një telefon në lëvizje, ose një televon në një vend me një sinjal të dobët, duhet të punojë më tepër për të dhënë sinjal. Kështu që, sipas ekspertëve, përdoruesit mund t’i shmangen përdorimit të telefonave të tyre celularë në ashensorë, ndërtesa dhe në vende rurale, nëse duan që të largohen nga ndikimet e rrezatimit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>