Lajmet

Organizata Humble Bundle merr 1 milion $ për bamirësi përgjatë Humble Store

Jun 29 2014
0 Shpërndarje
Organizata Humble Bundle merr 1 milion $ për bamirësi përgjatë Humble Store

2575414-9849081639-humblHumble Bundle, që njihet më së miri për pakot paguaj-çfarë-dëshiron të lojërave, lajmëroi gjatë ditës së hënë që Dyqani i vet Humble ka marrë 1 milionë dollarë për bamirësi. Humble Store, që është platformë e shpërndarjeve dixhitale si Steam ose GOG.com, u lëshua gjatë nëntorit të vitit të kaluar dhe ka rreth 500 lojëra në dispozicion për blerje.

10 për qind e të gjitha shitjeve shkojnë drejtpërdrejt për organizatat e bamirësisë. Humble Bundle dhuron donacione për Kryqin e Kuq Amerikan, Fondacionin e Kufijve Elektronikë, Child’s Play Charity, World Land Trust dhe charity:water.

“Një milion dollarë për bamirësi janë një gjë madhore,” tha në një njoftim për shtyp bashkë-themeluesi dhe COO-ja i Humble Bundle, John Graham. “Në vetëm gjashtë muaj, Humble Store është rritur nga një eksperiment i thjeshtë në diçka në të cilën lojtarët dhe zhvilluesit e mëdhenj dhe të vegjël të lojërave duan të bëhen pjesë.”

Organizata Humble Bundle po ashtu publikon pako mujore si Humble Indie Bundle dhe lëshon koleksione çdo javë të quajtura Humble Weekly Bundles. (PCWorld Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>