Lajmet

Organizata Reporterët pa Kufij: SHBA-ja është “armike” e internetit

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Organizata Reporterët pa Kufij: SHBA-ja është “armike” e internetit

networkstock1_1020.0_standard_800.0Çdo vit, Reporterët pa Kufij publikon një listë të “Armiqve të Internetit”, që dizajnohet për të tërhequr vëmendje për vendet që e dëmtojnë lirinë e informacionit me propagandë, mbikëqyrje dhe kufizime. Për herë të parë, ajo listë tani e përfshin edhe SHBA-në.

Ndoshta edhe nuk është befasi që SHBA-ja është futur në listë, duke e ditur skandalin rreth NSA-së që ishte shfaqur gjatë verës së vitit të kaluar. Ende, kjo listë jep një mesazh të fuqishëm rreth ndikimit negativ që mund të kenë praktikat e tilla, duke e futur SHBA-në në listën e njëjtë sikur Kuba, Irani, Koreja Veriore deh Kina. Sidoqoftë, SHBA-ja nuk është super-fuqia e vetme që është risi gjatë vitit 2014.

Mbretëria e Bashkuar dhe India po ashtu janë duke u akuzuar për vëzhgim në masë dhe Rusia akuzohet për mbikëqyrje dhe kufizime. Organizata Reporterët pa Kufij thotë që agjencitë qeveritare si NSA-ja, në vend se e tërë qeveria, mund të jenë “armiq” në fjalë, por organizata duket e shqetësuar pasi qeveritë po prezantojnë një shembull të keq duke toleruar sjelljet e tilla: “Metodat e mbikëqyrjes në masë të përdorura në këto tri shtete, shumë prej të cilave janë zbuluar nga ish-kontraktuesi i NSA-së, Edward Snowden janë të gjitha edhe më të patolerueshme sepse ato do të përdoren dhe në fakt janë tashmë duke u përdorur nga shtetet autoritare si Irani, Kina, Turkmenistani, Arabia Saudite dhe Bahreini për të arsyetuar shkeljet e tyre të lirisë së informacionit.” (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>