Lajmet

Organizata SwissContact përfundon misionin e saj në Kosovë pas 13 viteve

Jun 11 2013
0 Shpërndarje
Organizata SwissContact përfundon misionin e saj në Kosovë pas 13 viteve

swisscontactTë marten u organizua një ceremoni solemne nga SwissContact Kosova ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës si ministri i Arsimit Ramë Buja, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë Krystyna Marty Lang , përfaqësues të lartë të SwissContact, drejtor të shkollave, mësimdhënës, bashkëpunëtor dhe partner të kësaj organizate, për mbylljen e misionit të saj në Kosovë.

SwissContact ka qenë ndër organizatat kryesore për 13 vite e cila ka qenë në përkrahje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë.

Ministri Ramë_BujaPër 13 vite, kjo organizatë ka përkrahur shkollat e mesme profesionale në gjithë territorin e Kosovës me trajnime profesionale për mësimdhënësit, pajisje për shkollat dhe praktikë në punë për nxënësit.

Me këtë rast, ministri Buja falënderoi shtetin zviceran që e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha sferat e jetës, e sidomos në arsim. “Më e dukshmja dhe që ka lënë gjurmë është ndihma në sferën e arsimit, që gjatë këtyre viteve kalon shumën prej 8 milion euro”, tha ministri Buja.

Ministri i Arsimit tha se ndikimi i organizatës SwissContact në arsim, në veçanti atë profesional, ka qenë diçka që nuk mund të krahasohet. “Por, unë besoj që sot po përfundon një projekt dhe do të vazhdojë ndonjë tjetër, sepse Zvicra nuk do ta lë vetëm me kaq.

AmbasadorjaE dimë të gjithë se cili ka qenë ndikimi i këtyre përpjekjeve, përgatitjeve dhe investimeve edhe në sfondin teknik, edhe në atë profesional dhe të përgatitjes së nxënësve për të qenë të gatshëm për të shkuar më tutje në profesionin e tyre”.

Perfaqesues i larte nga Swiss ContactMinistri Buja theksoi edhe faktin se mosha mesatare e popullit të Kosovës është më e re se e të gjithë popujve të Evropës dhe më gjerë. “Kjo është pasuri e jona, por nëse nuk dimë ta menaxhojmë mirë, ta përgatisim mirë për jetën në vazhdimësi, do të jetë problem jo i vogël. Për të mos qenë problem, por për të qenë të përgatitur për sfidat e profesionit, të kohës dhe të jetës, SwissContact ka pasur ndikim shumë të madh, gjë për të cilën u jemi shumë falenderues”, tha ai.

Ndërsa, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang përmendi investimet që janë bërë nga shteti i saj në Kosovë.

Ajo tha se papunësia e të rinjve pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës, prandaj Zvicra ka ndihmuar në orientimin e të rinjve kah tregu i punës. 

Marty Lang tha se Zvicra do të vazhdojë ta promovojë tregun e punës, në mënyrë që të rriten mundësitë për punësimin e të rinjve.

Ndërsa, Florian Meister, përfaqësues i SwissContac-it, foli për projektin dhe punën që është bërë në disa faza të ndihmës në aspekte të ndryshme që nga nëntori i vitit 2000 prej kur ka filluar aktiviteti i kësaj organizate. Ceremonia u përmbyll me shfaqjen e një dokumentari të realizuar ku ishin të përfshira projektet e realizuar nga kjo organizatë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>