Lajmet

Organizatat duhet të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj sigurisë kibernetike nëse duan tu mbijetojnë sulmeve madhore kibernetike

Sep 26 2017
0 Shpërndarje
Të dhënat e vjedhura janë jashtëzakonisht sensitive dhe përfshijnë emra, adresa, numra sigurie socialë, datëlindje dhe pothuajse çdo informacion që ka të bëjë me identitetin online. Organizatat duhet të ndryshojnë qasjen e tyre ndaj sigurisë kibernetike nëse duan tu mbijetojnë sulmeve madhore kibernetike

Një sulm kibernetik i kategorisë së parë, niveli më i lartë i rrezikut nga një sulm i tillë, pritet të ndodhë në vitet e ardhshmem tha bosi i Qendres për Sigurinë Kibernetike në Britani.

Sipas agjencisë, e cila raporton tek GCHQ dhe ka përgjegjësinë për të siguruar informacionin britanik, një incident i kategorisë së parë ka nevojë për vëmendjen e plotë të qeverisë dhe institucioneve.

Në vitin kur agjencia u themelua, ka mbuluar mbi 500 incidente sigurie, ku 470 prej tyre ishin të kategorisë së tretë dhe 30 prej tyre të kategorisë së dytë përfshirë edhe ransomware WannaCry.

Duke folur gjatë një konference rreth sigurisë kibernetike, drejtori i NCS tha se në vitet e ardhshme do të përballemi me incidentet e para të kategorisë së parë dhe e vetmja mënyrë për tu përballur me to është duke ndryshuar mënyrën sesi bizneset dhe qeveritë e shohin sigurinë kibernetike.

Në vend që të blejnë produkte sigurie, bizneset dhe organizatat duhet të merren me menaxhimin e rrezikut duke kuptuar më mirë të dhënat që posedojnë, vlerën e tyre dhe dëmin që mund të shkaktohet nëse ato humben.

Qëndrimi i tij erdhi pas sulmi madhor kibernetik ndaj Equifax ku u humbën të dhënat personale të 130 milion Amerikanëve.

Të dhënat e vjedhura janë jashtëzakonisht sensitive dhe përfshijnë emra, adresa, numra sigurie socialë, datëlindje dhe pothuajse çdo informacion që ka të bëjë me identitetin online.

Ai tha se vetëm kur të ndodhë sulmi i kategorisë së parë do të ketë reagime dhe hetime të pavaruara. “Kur të ndodhë, të gjithë do e kuptojnë se mund të parandalohej. Organizata do të mësojë se nuk ka kuptuar realisht çfarë të dhënash posedonte, vlerën e tyre dhe impaktin që kanë nëse vidhen,” tha Ian Levy.

Sipas tij zgjidhja e vetme për organizatat për të parandaluar katastrofa të tilla është të ndalojnë së besuari tek zgjidhjet e sigurisë dhe të punojnë nga afër me punonjësit për mësuar se çfarë është e mundur dhe çfarë jo.

“Në 25 vitet e fundit profesionistët thonë se njeriu është hallka e dobët në sigurinë kibernetike. Kjo është marrëzi. Ata krijojnë vlerë për organizatat.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>