Lajmet

Organizohet Dita e Fëmijëve Inovativë

May 14 2014
0 Shpërndarje
Organizohet Dita e Fëmijëve Inovativë

72102_566275436823524_5129449291057506746_nNë kuadër të Javës së Inovacionit, Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike organizoi “Ditën e Fëmijëve Inovativë”. Krijimi i një laboratori informatik dhe certifikimi i fëmijëve mbi kompetencat dixhitale, ishin qëllimet e aktivitetit të zhvilluar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. “Në aktivitetin që organizojmë sot këtu, me mbështetjen e dy partnerëve tanë Raiffeisen BANK dhe CERTIPASS, është mundësuar krijimi i një laboratori informatik me 20 kompjuterë, interneti dhe certifikata EIPASS, me të cilat pas disa trajnimeve të nevojshme, fëmijët e moshës mbi 15 vjeç, do të kenë mundësi të pajisen e certifikohen” -tha Ministrja Harito në fjalën e saj.

Gjithashtu Harito, u shpreh se Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike ka si prioritet promovimin e aftësive në fushën e informatikës dhe t’i bëjë ato të matshme, pasi   kjo bën të mundur një avantazh konkurrues në kandidimin për një pozicion pune në të ardhmen. Në mbyllje, Ministrja Harito theksoi se “Dita e Fëmijëve Inovatorë” për Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” nuk duhet të mbetet e izoluar. Ajo i ftoi fëmijët të jenë pjesë e Qendrës Protik, e cila mirëpret fëmijë për të punuar në grup mbi ide të reja dhe për tu aftësuar në fusha të ndryshme të inovacionit.

Gjithashtu në kuadrin  e kësaj dite,  edhe Qendra Protik në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania (JA) organizuan në ambientet e kësaj qendre aktivitet për  “Ditën e Fëmijëve Inovativë”  Kjo ngjarje ka për qëllim inkurajimin e inovacionit, kreativitetit dhe të menduarit ndërmjet e nxënësve. Nëpërmjet aktiviteteve të tilla synohet të nxitet interesi jo vetëm në shkencë, teknologji, iniciativa sipërmarrëse e inovatore, por edhe në shkenca të tjera duke i sfiduar ata për të dalë me një ide apo shpikje që zgjidh një problem, përmirëson një produkt ekzistues dhe e bën jetën më të lehtë.  (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>