Lajmet

Organizohet konferenca rajonale “Partneriteti për Qeverisje të Hapur”

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Organizohet konferenca rajonale “Partneriteti për Qeverisje të Hapur”

medium_img_7684_copyMinistrja për Inovacionin dhe Administratën Publike (MIAP), Milena Harito, në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), ka organizuar gjatë javës së kaluar konferencën rajonale “Partneriteti për Qeverisje të Hapur: Sfidat dhe Mundësitë 2014-2016”. Kjo konferencë u zhvillua në kuadër të procesit të hartimit të Planit të Veprimit të Qeverisë Shqiptare, bazuar në parimet e nismës “Partneritet për Qeverisje të Hapur” (Open Government Partnership),

Partneriteti për Qeverisje të Hapur (OGP), ka si qëllim rritjen e integritetit publik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin efiçient të pasurive kombëtare. MIAP, duke qenë në rolin e koordinatorit kombëtar për OGP-së, po punon së bashku me institucionet e tjera dhe shoqërinë civile, për të përcaktuar angazhimet që do t’i duhet të prezantojë në OGP, më 7 maj 20014. Projektet inovative që do të ndërmerren, synojnë të përfshijnë realisht qytetarët dhe palët e interesuara, të cilët do të luajnë rol aktiv në vendimmarrjen e institucioneve publike. “Kalimi drejt një shoqërie të hapur është një proces i gjatë, që në radhë të parë duhet të perceptohet dhe më tej të përvetësohet nga të gjithë ne. Por, për këtë duhet të ngrihen institucionet, duhet të jetë pjesë qeverisja dhe nevojitet gjithashtu angazhimi i madh i shoqërisë civile për përgjegjësimin e njerëzve,” u shpreh ministrja Harito.

Në vijim, Harito përmendi angazhimet konkrete dhe të matshme të ndërmarra nga grupet e punës, të përbëra nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, të cilat kanë në fokus problematikat e përcjella nga përfaqësuesit e ministrive dhe të shoqërisë civile. Ministrja specifikoi gjithashtu edhe detajet e Plan Veprimit 2014-2016. Së fundmi, Minstrja Harito shprehu vullnetin dhe dëshirën e qeverisë për bashkëpunim serioz dhe të vazhdueshëm me partnerët e shoqërisë civile dhe palët e interesuara, me qëllim sjelljen e një frymë të re progresi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>