Lajmet

Organizohet për të tretin vit radhazi Microsoft Imagine Cup Albania

Mar 22 2014
0 Shpërndarje
Organizohet për të tretin vit radhazi Microsoft Imagine Cup Albania

ImageCupLogoGjatë ditës së premte u mbajt për të tretin vit radhazi konkursi Microsoft Imagine Cup Albania 2014, i cili u zhvillua në ambientet e Qendrës Protik nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike si dhe me mbështetje të gjerë nga stafi akademik i universiteteve publike dhe private, partnerëve, biznesit dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Imagine CUP Albania zhvillohet në kuadër të Imagine Cup (www.imaginecup.com), si kompeticioni më i madh për teknologjinë midis studentëve me një numër të lartë pjesëmarrësish 1.65 milionë në 10 vitet e fundit.

1535104_840126732670669_323983701_nKonkursi përbën një sfidë për ekipet e talentuara që të zhvillojnë projektet e tyre, duke ofruar zbatime novatore softuerike, zbatueshmëri praktike dhe duke paraqitur zgjidhje reale për probleme aktuale në vend dhe në botë. I pranishëm si i ftuar nderi ishte edhe fituesi i vjetshëm i Imagine Cup Albania 2013 i cili ndau me pjesëmarrësit historinë e tij të suksesit e finalizuar me punësimin pranë një prej kompanive novatore në Shqipëri. Të njëjtin entuziazëm dhe vlerësim shprehu dhe Lindita Shomo, punëdhënëse e ekipit fitues te vitit të kaluar.

Në fjalët përshëndetëse Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito si dhe Zëvendës shefi i Misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Henry Jardine, përgëzuan realizimin e këtij konkursi dhe ofruan bashkëpunimin e tyre edhe në faza të mëtejshme të vënies në jetë të projekteve novatore.

Agim Bekaj, Manaxher i Përgjithshëm i Microsoft Albania falenderoi studentët, udhëheqësit akademikë si dhe përfaqësuesit e qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët për rritjen e kapaciteteve profesionale në vend, partnerët e biznesit për angazhimin e tyre në vënien në jetë të projekteve si dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Konkurruesit garuan duke ofruar zgjidhje novatore softuerike në përputhje me temën “Imagjinoni një botë ku teknologjia ndihmon në zgjidhjen e problemeve më të vështira.”

 Në konkurs u shpallën 3 ekipe fitues:

Vendi i parë – Grupi Hybrids me Projektin “Signs on Tablets”, një projekt i cili u mundëson përdorimin e tabletëve me prekje personave të verbër për shkrim dhe lexim. Projekti ngjalli entuziazëm në sallë përmes demonstrimit real nga një anëtare e shoqatës së të verbërve dhe vërtetoi efikasitetin dhe realizueshmërinë e projektit si një zgjidhje novatore me kosto të ulët krahasuar me zgjidhjet komerciale në treg. Ky ekip do të ketë mundësinë të vazhdojë rrugën drejt suksesit duke u bërë pjesë e Gjysmëfinalistëve në Imagine Cup International.

 

Vendi i dytë – Grupi me Projektin “Emergency App” i cili jo vetëm na mundëson të raportojmë situata emergjente, të lokalizojmë pikat më të afërta të ndihmës si p.sh: spitale, rajon policie etj përmes aplikimit të instaluar ne Windows Phone, por gjithashtu ofron edhe instruksione si të veprojmë në situata emergjente.

Vendi i Tretë – Grupi me Projektin “LightApp”, një tjetër program për telefonët mobile targetuar për personat me aftësi të kufizuara. I bazuar në përdorimin e hartave online në lokalizimin, orientimin dhe krijimin e intinerareve të paracaktuara nga personat të cilët i kanë në kujdestari.

Tre grupet e tjera që morën pjesë në konkurs përmes ideve dhe projekteve të tyre ishin:

1978814_840138112669531_320760121_nGrupi Skynet, i cili trajtoi një problem mjaft të rëndësishëm në botën e sotme: atë të ujit të pijshëm, i cili, për shkak të mungesës së pastrimit në shumë vende të botës, e veçanërisht në Afrikë, shkakton me mijëra vdekje dhe njerëz të sëmurë. Në vend të krijimit të një ujësjellësi ata ofruan një zgjidhje më ekonomike: përdorimi i teknologjisë së pajisjeve UAV (Unmanned Arial Vehicle), për ndërtimin e pajisjeve që do të komunikonin me njëra-tjetrën dhe duke koordinuar punën do të ndërtonin dalëngadalë ujësjellësit.

Projekti eDonation, synimi i së cilit ishte të nxiste bamirësinë dhe dhuratat për organizatat jofitimprurëse përmes krijimit të një portali shit-blerjesh të sendeve që njerëzit nuk i përdornin më. Projekti për krijimin e një sistemi pagash në Excel, në të cilin regjistroheshin të dhëna mbi punonjësit si orët e punës, paga etj. Të gjitha këto mund të përdoreshin më pas për llogaritje nga departamentet e tjera të kompanive si dhe të integroheshin me disa banka për kalimin e pagesës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>