Ja se si

Organizoni dhe kërkoni tab-et në shfletuesin Chrome me TabJuggler

Apr 1 2013
0 Shpërndarje
Organizoni dhe kërkoni tab-et në shfletuesin Chrome me TabJuggler

tab-juggler chromeA ju ndodh shpesh të përballeni me një numër shumë të madh faqesh të hapura njëkohësisht të cilat ju lodhin dhe e bëjnë kërkimin një proces të ndërlikuar?

Në rast se po TabJuggler, një funksionalitet shtesë (extension) i instalueshëm në Chrome ofron zgjidhje për këtë problem.

Përdorimi i tij mundëson renditjen, ndarjen dhe kombinimin e tab-ve për një kërkim në ueb më efiçent.

Menjëherë pasi të instaloni TabJuggler do të shfaqet një buton i ri në pjesën e sipërme të shfletuesit, i cili ofron gjashtë opsione për organizimin e tab-ve që keni hapur.

 Screen_ShotAll Tabs in one Window – kombinon të gjitha dritaret e hapura në Chrome në një dritare të vetme.

Dy opsionet pasuese One Window for each Tab dhe One Window for each Hostname bëjnë ndarjen e dritareve të shfletuesit Chrome në disa dritare.

Në rast se ndarja nuk ju përshtatet mund të përzgjidhni përsëri opsionin e parë për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Tre opsionet e fundit Sort all Tabs in Window by Title, Hostname, URL mundëson renditjen e faqeve të hapura në dritaren aktuale.

Këto opsione nuk funksionojnë në rast se keni hapur më tepër se një dritare në Chrome.Screen_Shot 1

Një prej funksioneve më të rëndësishëm të TabJuggler është funksioni i kërkimit. 

Mjafton të vendosni në fushën e kërkimit një term të caktuar dhe në atë dritare ju shfaqen të gjitha tab-et që përmbajnë atë term.

Katër butonat në pjesën fundore të dritares së kërkimit mbyllin të gjithat faqet që e përmbajnë ose jo termin e kërkuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>