Softuer

Organizoni lajmet nga Twitter në celularin tuaj

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Organizoni lajmet nga Twitter në celularin tuaj

RSS është një rrugë shumë e mirë për informim, por disa ushqyes me RSS (ta zëmë si shembull RSS-in e the New York Times) mund të postojnë shumë lajme të reja dhe të shpejta. Për më shumë, ju do të mund të humbni ndonjë postim të shkëlqyer në ndonjë blog vetëm për shkak se ju nuk e ndiqni atë blog rregullisht. Kjo është një gjë më tepër që e bën rrjetin Twitter të mahnitshëm – njerëzit që ju i ndiqni mund të pasurojnë rrjedhshmërinë sipas dëshirës me lajme dhe lidhje interesante që nuk bëjnë mbingarkime, siç mund të bëjnë zakonisht ushqyesit me RSS.

Aplikacioni Smartr filtron cicërimet me lidhjet në to dhe mundëson që lehtësisht të bëhet skanimi i rrjedhshëm i pamjes së artikullit nga burimet tuaja të pëlqyeshme. Ju mund t’i lexoni artikujt brenda aplikacionit, ose t’i dërgoni ato në Instapaper ose Read it Later. Ju mund të shkëmbeni artikujt me Posterous, Tumblr, Facebook dhe me letër elektronike. Nëse e shihni si të vështirë për të qenë në rrjedha me lidhjet që postohen në Twitter nga shokët tuaj gjatë ditës, kjo është një rrugë shumë e mirë për t’i ruajtur ato për një lexim të mëvonshëm.

Smartr është një ngarkesë falas për iOS./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>