Softuer

Organizoni punën me mjete pa pagesë online

Sep 1 2008
0 Shpërndarje
Organizoni punën me mjete pa pagesë online

A jeni lodhur ndonjëherë duke menduar se si ta ruani orarin e mbingarkuar të punës? Këto nëntë aplikacione në rrjet do t’ju ndihmojnë të bëni më shumë detyra sesa keni bërë deri më tash.

Nëse deri tani keni shënuar në një copë letër apo në faturën e kafesë diçka për ta mbajtur mend, ndoshta ka ardhur koha për ca ndryshime të mëdha. Është mesi i vitit 2008, koha që të nisni të organizoni gjërat tuaja me mjete dixhitale. Sot, organizuesit e aktivitetit personal nuk është e nevojshme të jenë mbi tavolinë, por në rrjet. Shumë përdorues nuk zgjedhin tani aplikacione të mëdha për desktop, si Microsoft Outlook, por dëshirojnë diçka në rrjet, si Gmail dhe Google Calendar. Emrat e programeve të mirënjohura jo gjithnjë kanë ofertën më të mirë. Një aplikacion në rrjet, i ri dhe mjaft i pasur, ofron mjete të shkathëta që ndihmojë në organizmin e punëve, duke përdorur çfarëdo pajisje që ka një shfletues apo një klient e-mail, çfarëdo qoftë ai, Mac, PC apo smartphone. Si themelues i Lifehacker.com, kam shpenzuar shumë kohë duke tentuar që të gjej një organizues personal të bazuar në rrjet. Ja ku janë disa nga mundësitë më të mira që ofrohen online.

 

Regjistroni orarin e detyrave

Një raport javor duhet të përgatitet çdo të enjte, ora 10 PD. Duhen mbledhur rrobat e thata të mërkurën pas orës 3. Nuk keni kontrolluar mirë planin javor të biznesit. Pasdite keni për të dërguar fëmijët në stërvitjen e futbollit. Para se truri i juaj të nxjerrë një fushë blu ku shkruhet “Fatal error”, kushtojini një moment listës së punëve të përditshme në “Remember the Milk”, (rememberthemilk.com) një menaxher i punëve, që kategorizon dhe ndan prioritetet në një listë shumë të përshtatshme. RTM është shumë i përshtatshëm për të menaxhuar një listë të detyrave të përditshme, duke bashkëvepruar me sekretarin, shefin, apo partnerët e biznesit, që mund të dërgojnë detyra direkt në kutinë e postës së RTM, pra ju mund t’i përfshini të gjithë në një masterplan tuajin. Nëse kaloni në Pro account, për 25 dollarë në vit, do të keni qasje te sinkronizuesi Windows Mobile dhe iPhone.

Ruajtja e të dhënave

Bashkëpunoni në projekte me kolegët, menaxhoni të dhënat dhe kërkimet në rrjet me BackPack (backpackit.com), duke përdor laptopin. Kur jeni duke planifikuar pushimin e ardhshëm, duke kërkuar romanin më të mirë të vitit apo duke kërkuar një vend privat, ku mund ti përdorni idetë tuaja të biznesit online, mund të krijoni një faqe të editueshme në Backpack, duke i ruajtur të dhënat tuaja, listën e gjërave të reja dhe komentet. Secila faqe në Backpack ka një adresë e-mail të vetme. Një version gratis me mundësi të kufizuara të Backpack ofrohet gjithashtu. Versioni me pagesë fillon nga 12 dollarë në muaj, ku dhe duhet të paguani hapësirën online. Do keni më shumë faqe, nëse dëshironi, kalendar grupor dhe tabelë të mesazheve.

Pajisuni me një ndihmës virtual

Zgjohuni nga gjumi në një mëngjes të ëmbël me ndihmësen tuaj virtuale, Sandy (iwantsandy.com), e cila komunikon kryesisht nëpërmjet postës elektronike dhe mesazheve në tekst. Ja si funksionon: Hapni një llogari pa pagesë dhe Sandy do t’ju japë një adresë personale për të dërguar mesazhe. Dërgoni një e-mail ku shkruhet “Reminder”: Do të shkoj për drekë me mikun tim të premten, ora 1 pas dite. Sandy do ta shtojë këtë porosi në listën tuaj dhe do t’ju dërgojë një mesazh pasdite, për t’ju rikujtuar. Sandy gjithashtu mund të ruajë, etiketojë dhe t’ju rikthejë informacione të rëndësishme nëpërmjet komandave me e-mail.

Menaxhoni mirë paratë

Nëse keni mendar ndonjëherë se si ti menaxhoni paratë, tani mund ta bëni përmes menaxherit Wesabe (Wesabe.com). Regjistrohuni për një llogari pa pagesë dhe fusni të dhënat tuaja bankare,në mënyrë manuale ose përdorni ekstensionin e Firefox, ngarkuesin e Wesabe, që të fusni në mënyra automatike transaksionet. Relaks, Wesabenuk ruan  alëkalimin për e-banking dhe i mban të sigurta të dhënat mbi transaksionet bankare. Kontrolloni Policën Private në faqe, ku mund të lexoni më shumë. Gjithashtu mund të anashkaloni mbushjen me dorë të çeqeve; Wesabe organizon të gjitha transaksionet në një vend të vetëm. Gjithashtu përshtat komunikimin tuaj bankar me përshkrime shumë të qarta, liston mja qartë se ku shkojnë parat tuaja dhe ju ndihmon përmes komunitetit të këshilltarëve, se si ti ruani dhe shpenzoni paratë, për qëllimet që doni të arrini.

Gjeni dhuratën më të mirë në Amazon

Mos e çani kokën fare për dhuratën e të dashurës! Dhurata dhe vetëm dhurata! Shkruani emrin e një prej të dashurave të tuaja, datën e lindjes dhe gjininë, në listën e dëshirave në Amazon (amazon.com/gp/gift-cenral/organizer), për dhuratën më të mirë, përkujtimin apo diplomimin. Tani uluni dhe relaksohuni. Për secilën ditë të rëndësishme që keni, do të merrni një e-mail përkujtues me sugjerimet për dhuratat më të mundshme të rekomanduara nga Amazon. Porosisni një prej dhuratave të rekomanduara dhe do të keni gjithmonë në kohën e duhur një dhuratë të përsosur në dorën tuaj.

Dërgojini të dhëna vetes

Nëse jeni lodhur duke shkruar tekste në telefon celular, atëherë tastiera e telefonit tuaj nuk është si një filxhan i kafeje, që mbani në dorë, por quhet Jott (jott.com). Kjo është një nga modat e fundit në Amerikë. Nga nivelet e tij bazë, Jott është një transkriptim i shërbimeve. Shqiptoni diçka dhe Jott do ta kthejë atë grup të fjalive në format teksti në e-mail apo mesazh, ku të dëshironi ta dërgojë. Por Jott shkon shumë më larg se këto veçori. Ai ndërvepron edhe me aplikacione të tjera në Rrjet. Për shembull, duke përdorur Jott, mund të shtoni një takim në kalendarin e Google, nëpërmjet celularit apo me “Standy”, të shtoni një artikull në “Remember the Milk” apo edhe kur kërkoni në Amazon për produkte që ju interesojnë. Të gjitha vetëm me zë. Para së gjithash, duhet të regjistroheni dhe ta konfiguroni llogarinë, vetëm duke telefonuar në Jott (866.JOTT-123). Thoni emrin e shërbimit që dëshironi të përdorni dhe pastaj lexoni mesazhin tuaj.

Regjistroni Klipet

Google Notebook (google.com/noteook) është një produkt pak i njohur. Notebook është një mjet shumë i nevojshëm për kërkimet në rrjet, sepse ruan seksionet e faqeve në Google Notebook dhe i pajis me shënimet dhe komentet tuaja. Organizon të dhënat tuaja në shumë libra shënimesh, që ju mund t’i ndani në shumë seksione; riorganizon shënimet duke kapur dhe vendosur (drag and droop) në faqen e duhur. Gjithashtu kërkon të dhënat duke përdorur nënshkrimin special që ju tashmë e dini dhe e dëshironi. Libri i shënimeve Google Notebook, kthen faqet e ndara në shumë pjesë brenda një klikimi të vetëm. Kjo veçori është e gatshme për të dy shfletues, Firefox dhe Internet Explorer.

Regjistroni Itinerarin e udhëtimeve

Fluturimi, rezervimi i hoteleve dhe veturave e konfirmimi me e-mail në kutinë postare është më i përparuar me “Tripit”. Para se të udhëtoni, planifikoni udhëtimin tuaj në [email protected] Tripit (tripit.com) njofton dhe vlerëson itinerarin tuaj të udhëtimit, në një faqe që përmban harta, parashikimin e motit, drejtimin dhe udhëzuesin e qytetit për në destinacionin ku do shkoni. Pos kësaj, mund të lini shënime në itinerarin tuaj, duke i ndarë dhe diskutuar me miqtë dhe kolegët.

Ktheni Gmail në DataBank Personale

Përdoruesit e Gmail që nuk dinë se si ta bëjnë këtë, mund të shikojnë në GTDInbox, ekstensionin e Firefox (gtdinbox.com). Me GTDInbox të instaluar, shtoni ndonjë yll në ndonjë mesazh që mund t’ju nevojitet më vonë. Listoni dhe caktoni prioritet brenda Gmail dhe kontrolloni se sa gjatë qëndron një e-mail brenda kutisë postare (më pak se një javë, më shumë se një javë, apo më shumë). Kjo, për të parë se sa përtac keni qenë (apo ndoshta jo). Punë të mbarë!

Lajmet e fundit>