Lajmet

Organizoni punët tuaja me aplikacionin 30/30

Jun 22 2012
0 Shpërndarje
Organizoni punët tuaja me aplikacionin 30/30

A ju ka rastisur ndonjëherë që të punoni në ndonjë gjë dhe pastaj doni të dini se sa ka vajtur ora? A nuk do të ishte gjë e mirë nëse ju do ta kishit një aplikacion që ju përcjell? Nëse po, atëherë duhet ta përdorni aplikacionin 30/30, aplikacion ky që ju mban në detyra të caktuara.

30/30 është një aplikacion që mundëson menaxhimin e kohës, i krijuar nga Binary Hammer, duke u bazuar në parimin që të bëhet përqendrimi vetëm në një punë për një kohë të caktuar dhe pastaj të bëhet një pushim.

Aplikacioni ju mundëson të vendosni një listë të punëve të ndryshme, me një periudhë të caktuar kohore për ta përmbushur atë. Ai në fakt përzien listën e gjërave me kohëmatësin e paraqitur si një rrotë me një numërues. Duke e prekur atë fillon numërimi dhe me po të njëjtin buton ndalet. Lista e gjërave të cilat i keni caktuar t’i bëni duket mjaft mirë dhe menaxhohet me gjeste ngjashëm me aplikacionin tjetër të popullarizuar për listat me gjëra që duhet të kryhen – Clear. Çdo detyrë ka ngjyrën, emrin dhe ikonën e vet.

Përqendrimi primar i ciklit të punës është që të mbajë shtimin e sasisë së kohës në ditën tuaj, por sidoqoftë ai do të punojë pavarësisht se sa kohë ju ja përkushtoni çdo pune. Andaj, 30/30 ju mundëson të rregulloni një orar unik për të caktuar detyra nga 60 minuta ose më pak, duke përdorur një përmbledhje të mirë të ikonave dhe ngjyrave të ndryshme.

Veçoritë e aplikacionit 30/30

Ja disa nga veçoritë që i ofron ky aplikacion:

-Ndërfaqe e bazuar në gjestikulacione

-Listë plotësisht e ndryshueshme: koha, ikonat dhe ngjyra

-Numër virtual të pakufizuar të detyrave

-Opsione që ju mundësojnë të kontrolloni se si të lajmëroheni

Ju mund ta shkarkoni aplikacionin falas në këtë link që tani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>