Harduer

Origin prezanton të fuqishmin EON17-S

Apr 25 2011
0 Shpërndarje
Origin prezanton të fuqishmin EON17-S

Për ata që janë të interesuar për këtë laptop ka mundësi të shumta të përzgjedhjes së procesorit dhe grafikës, por përveç kësaj konsumatorët potencial do të gjejnë vetën para një opsioni shtesë që do t’ju mundësojë një overclock të sistemit me një frekuencë punuese deri në 4.5GHz.

Origin EON17-S përveç se ka fuqi të jashtëzakonshme ai ka edhe një ekran të madh 17.3 inç Full HD LED Backlit, që sjellë rezolucion 1920 x 1080 piksela, pastaj ka 4 vende të rezervuara për deri në 32GB Dual Channel DDR3 RAM 1333 MHz apo 16GB Dual Channel DDR3 1600 MHz.

Ai përveç kësaj ka edhe Blu-ray incizues dhe lexues, dhe ofrohet edhe një SSD apo Hibirid konfigurim me opsione RAID, dhe zërim të mahnitshëm 7.1 HD Audio me përkrahje për THX TruStudio. Për specifikim të plotë dhe një listë të plotë të të gjitha opsioneve të konfigurimit shikoni ueb faqen e Origin.

Origin EON17-S ka një çmim fillestar prej 1.759 dolarë dhe ai do të rritet vazhdimisht në varësi të opsioneve tuaja. Duhet theksuar se EON17-S do t’ju mbulojë të gjitha shpenzimet e dëmeve eventuale nga overclocking, duke përfshirë zëvendësim pa pagesë, dërgim me postë pa pagesë dhe përkrahje teknike pa kufi. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>