Harduer

Ortery lanson fotokopjues 3D

Jan 27 2010
0 Shpërndarje
Ortery lanson fotokopjues 3D

Për tërë botën kjo mund të tingëllojë si mikrovalë, por për një shumë prej vetëm 17.000 dollarë ju mund të fusni një objekt fizik brenda Photosimile 5.000 dhe ta ktheni atë në një objekt virtual 3D në një PC të lidhur.

“Imagjinoni afrimin tek një pajisje e re që sapo ka arritur në zyrë, vendosjen e një objekti në brendi të tij, dhe disa sekonda më vonë gjersa ju po largoheni, ju në duar keni një imazh profesional për përdorim të menjëhershëm në printim, ueb apo komunikim me e-mail”, theksojnë zyrtarë të kompanisë.

Kjo pajisje në thelb është një studio e vogël fotografuese, me një kuti ndriçimi me 6.500K, aparat Canon DSLR, pajisje pozicionuese cameral dhe softuer përpunues të imazhit.

Aparati mund të rrotullohet 360 shkallë të plota në secilin drejtim,  duke kapur 7 fotografi  gjatë lëvizjes.  Lëvizja e tij është e kontrolluar nga softueri  Photosimile,që gjithashtu menaxhon të dhënat e aparatit, kapjen dhe përpunimin e mëtejme

Rezultati përfundimtar është një imazh i qetë në Flash ose GIF, 360-shkallë, e animacione prodhuese hemispherical dhe full spherical. Fotografitë mund të eksportohen në Ortery Real3D që të kompozohen  3D animacione në Silverlight, me mundësi kontrolli përmes miut dhe aftësi për zmadhim.

Lajmet e fundit>