Lajmet

OS X 10.10.3 sjell një aplikacion të ri të fotove në desktop

Apr 9 2015
0 Shpërndarje
OS X 10.10.3 sjell një aplikacion të ri të fotove në desktop

photososxcollectionsDitën e djeshme, Apple ka lancuar një përditësim të ri për Mac OS Yosemite i cili sjell krahas disa ndryshimeve të vogla dhe një aplikacion të ri Photos. Ky përditësim është i disponueshëm për tu shkarkuar që nga dita e djeshme në Mac App Store. Fillimisht i prezantuar në muajin qershor në Konferencën Botërore të Zhvilluesve, një event i zhvilluar nga Apple, kompania deklaroi se ky aplikacion nuk do të mbërrinte deri në pranverën e këtij viti, sigurisht pas lancimit të Mac OS Yosemite. Me këtë aplikacion të ri, përdoruesit e Mac më në fund do të eksplorojnë një mënyrë të re për të manaxhuar fotot e tyre por gjithsesi ata do të jenë akoma në gjendje të përdorin dhe aplikacionin e vjetër iPhotos.

Bëhet fjalë për një aplikacion të ri i cili nuk është ndonjë version apo kopje as i aplikacionit iPhotos në Mac dhe Photos në iOS. Photos sjell një mënyrë të re unike për manaxhimin e fotove si pasojë e disa veglave të reja që janë të disponueshme vetëm në Yosemite. Sapo të shkarkoni pëditësimin e ri, Photos do të shfaqet si aplikacioni kryesor ku mund të shihni fotot tuaja. Po kjo sigurisht që nuk do të thotë që ju mund të përdorni aplikacione të ngjashme të palës së tretë. Nëse jemi familjarizuar me iPhotos atëherë fare mirë mund të vazhdoni të përdorni atë si aplikacionin e fotove.

Ashtu si dhe në iOS dhe Photos në Yosemite ndërvepron me iCloud dhe iCloud Photo Library të Apple. Shërbimi ruan fotot tuaja me rezolucion të lartë dhe në këtë mënyrë nuk ngarkon memorien tuaj të smartfonit apo kompjuterit Mac. Kjo do të thotë që pavarësisht faktit se imazhet tuaja mund të kenë një rezolucion të lartë që kërkojnë hapsirë shtesë, ato nuk do të zënë shumë hapsirë në hard drajvin tuaj.

Pavarësisht karakteristikave të mira që prezanton, Photos nuk pritet të zëvëndësojë aplikacionet me emër të fotove si Photoshop, Lightroom apo

Snaglt. Në vend të kësaj Photos do të shërbejë thjesht si një magazinë për fotot tuaja në pajisjet Apple që lidhen me njera tjetrën me anë të iCloud. Kjo do të thotë që ju mund të shikoni apo të modifikoni fotot tuaja nga cdo pajisje Apple që zotëroni. (PC World Albanian)

Tags >

OS X
Lajmet e fundit>