Siguri

OSBE aftëson policinë e Kosovës në luftimin e krimit kompjuterik

Mar 22 2010
0 Shpërndarje
OSBE aftëson policinë e Kosovës në luftimin e krimit kompjuterik

Angazhimi i Misionit në avancimin e sektorit të sigurisë publike daton që nga viti 1999 kur fillimisht ka ndihmuar në themelimin e agjencisë për siguri. Tani kësaj agjencie i ofron trajnime të specializuara dhe e ndihmon në përgatitjen e stafit punues për të siguruar një qëndrueshmëri afatgjate.

“Policia e Kosovës nuk ka ndjekur trajnime të tilla në të kaluarën,” thotë menaxheri i projektit në OSBE Ibrahim Gultekin, duke sqaruar se trajnimi për krimet kompjuterike është identifikuar nga Misioni si prioritet për vitin 2009 dhe do mbetet i tillë edhe këtë vit.

Një trajnim fillestar është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar nga dy ekspert turk të policisë me një karrierë të shquar në vendin e tyre, të cilët janë shpërblyer me një numër dekoratash vendore dhe ndërkombëtare. Këtë trajnim e kanë ndjekur zyrtarë policor nga departamenti për luftimin e terrorizmit, departamenti për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, departamenti për krimin e organizuar, dhe departamenti i analizave të krimit.

Nga ky grup i pjesëmarrësve, pesë zyrtarë policorë janë identifikuar si trajnues potencial me qëllim që policia e Kosovës të jetë e aftë në të ardhmen ta bëjë vetë trajnimin në fushën e kibernetikës.

Zijadin Isaku nga departamenti për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit është njëri nga zyrtarët policorë që ka përfituar nga ky trajnim. Ai ka filluar me hulumtimin e krimeve kompjuterike në vitin 2006, por pa ndonjë përvojë apo ekspertizë teknike, duke u mbështetur në ndihmën e të tjerëve. “Në rastin tim të parë kam punuar me ndihmën e Guarda di Finanza (Policia Financiare Italiane),” kujton ai.

Isaku citon një shembull nga puna e departamentit të tij, një rast i vitit 2008 ku një grup hakerash të rijnë nga Kosova me anë të ‘fishingut’ arrijnë të marrin informata të ndejshme nga dy kompani të cilat mirëmbanin ueb-faqet e 30 këngëtarëve të mirënjohur të Kosovës. Kur ata kishin në dorë këto të dhëna i kërcuan me nga 5000 euro për secilën në të kundërtën ata do t’i publikonin këto të dhëna dhe do të shkaktonin një dëm të madh. “Rasti është raportuar në polici dhe përmes IP adresave kemi arritur t’i identifikojmë dhe arrestojmë keqbërësit brenda 24 orësh,” thotë Isaku.

Trajnimi për krimet kompjuterike i ka ndihmuar atij në avancimin e njohurive të tij fillestare për të bërë një investigim të efektshëm, dhe më e rëndësishmja e ka motivuar atë në punën e tij. Ai sugjeron se një vizitë studimore në Turqi do tu ndihmonte atyre meqë do të njiheshin me legjislacionin që kanë atje, si dhe rrjetin, metodat dhe pajisjet që ata përdorin.

“Krimi kompjuterik sot është një nga aktivitetet kriminale në rritje e sipër dhe një kërcënim real,” thotë Isaku. Ai sugjeron themelimin e njësive të veçanta kompjuterike për ta luftuar atë dhe thekson se një bashkëpunim ndërkombëtar është i nevojshëm në mënyrë që të luftohen me sukses kërcënimet kompjuterike.

Lajmet e fundit>