Lajmet

Outlook.com integrohet tashmë me Google chat

May 16 2013
0 Shpërndarje
Outlook.com integrohet tashmë me Google chat

outlo talkTashmë nuk ka dyshime: Outlook.com po përpiqet me të gjitha mënyrat për të qenë një hap përpara Google. Pas transferimit të të gjithë elementeve të Hotmail.com në shërbimin e ri të email-ve Outlook.com, pas integrimit të Skype dhe kalendarit të ri, është rradha e një karakteristike të re.

Microsoft-i e ka kthyer vëmendjen tek integrimi i chat-it të Outlook.com me atë të Google, duke bërë që përdoruesit e tij të kenë mundësi të flasin me kontaktet e Gmail-it.

Kjo është një veçori shtesë që plotëson integrimin me Facebook dhe Skype. Ajo ka filluar shpëndarjen dhe brenda disa ditëve do të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit. Kur të hapni dritaren e mesazheve, do t’ju shfaqet një mesazh i cili do t’ju pyesë nëse dëshironi të bëni integrimin e chat-it të Outlook.com me atë të Gmail-it.

Pasi të jeni kyçur në llogarinë tuaj në Google, do t’ju shfaqet dritarja e Google Request for Permission, përmes së cilës i jepni lejë Outlook.com për të aksesuar llogarinë tuaj.

Kaq mjafton për të folur me kontaktet tuaj të Gmail-it në Outlook.com. Përdoruesit do të kenë gjithashtu mundësi të bashkëbisedojnë me kolegët e punës apo të grupit gjatë kohës që bashkëpunojnë mbi një dokument në SkyDrive apo Office Web Apps. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>