Lajmet

Outlook.com nuk funksionon me aplikacionin Mail në iOS 11

Sep 20 2017
0 Shpërndarje
Sipas MacRumors, përdoruesit kanë raportuar këtë problem i cili daton që nga versionet beta të iOS 11 në Korrik. Outlook.com nuk funksionon me aplikacionin Mail në iOS 11

Apple tha ditën e Mërkure se po punon nga afër me Microsoft për të gjetur një zgjidhje ndaj një problemi që ka prekur përdoruesit e Outlook.com, Office 365 dhe Exchange 2016 të ciltë nuk mund të dërgojnë e as të replikojnë e-mail-et duke përdorur aplikacionin Mail të Apple në iOS 11.

Apple konfirmoi zyrtarisht problemin që po prek përdoruesit e Microsoft. Nga ana tjetër Microsoft reagoi duke thënë se Apple Mail në iOS 11 nuk funksionon me Outlook.com, Office 365 dhe Exchange Server 2016.

Të dy kompanitë u zunë në befasi nga ky problem dhe po punojnë bashkërisht për të gjetur një zgjidhje.

Sipas MacRumors, përdoruesit kanë raportuar këtë problem i cili daton që nga versionet beta të iOS 11 në Korrik.

Ndërsa Apple premtoi një përditësim, Microsoft gjeti rastin tu sugjeronte përdoruesve aplikacionin Outlook për iOS.

Të prekur shohin një mesazh gabimi i cili thotë “Nuk mund të dërgohet e-mail-i. Mesazhi u refuzua nga serveri.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>