Harduer

Overclock thyen kufizimet e AMD FX-8150, arrinë 9GHz

May 30 2012
0 Shpërndarje
Overclock thyen kufizimet e AMD FX-8150, arrinë 9GHz

Është shënuar rekord i ri sa i përket  overclock, dhe si për befasi (në fakt jo dhe aq befasuese), procesori i AMD, FX-8150 është ai që thyen kufizimet. Këtë herë një kompani tajvaneze (ksin) që merret me overclock, theu rekordin e procesorit në një vlerë prej 8,805MHz (8.8GHz), duke i’u afruar gjithmonë e më shumë 9GHz. Është gjithashtu me rëndësi të përmendet se këto frekuenca të larta nuk janë shumë praktike pasi nuk janë shumë të përshtatshme pa një dozë konstante LN2. 

 Për të arritur nivelin e 8GHz nevojitet aftësi teknike, dhe nuk është aq e lehtë sa të “hedhësh” LN2 dhe ta lësh me aq. Pjesa e përzgjedhur me kujdes është gjithashtu pjesa e procesit, dhe sipas detajeve në HWBOT, ksin e arriti këtë rekord në një pllakë amë Asus Crosshair V Formula me 4GB (2x2GB) A-Data DDR3, duke  punuar në dy kanale me konfigurim 9-11-10-30, dhe me frekuencë 2,834MHz.    

Duhet të përmendet se dy nga katër bërthamat e procesorit u desh të ndërpriteshin për të arritur 8.8GHz. (PCWorld Albanian)

Tags >

AMD
Lajmet e fundit>