Analiza

Overstock.com do të lançojë shërbimin e transmetimit të videove konkurent të Amazon

Jan 24 2015
0 Shpërndarje
Overstock.com do të lançojë shërbimin e transmetimit të videove konkurent të Amazon

patrick-bryne-overstockOverstock.com , e njohur për shitjen e produkteve online në çmime të ulëta, do të lançojë shërbimin e vet video-streaming në gjysmën e parë të këtij viti, duke ju kundërvënë kështu rivalit të saj më të madh Amazon dhe shërbimit të saj Instant Prime Video, lajmëroi kompania ditën e martë.

Shërbimi i ri do të ofrohet nëpërmjet programit besnik të Overstock, Club O, është shprehur për një drejtues televiziv në një konferencë kombëtare në Miami, CEO-ja i kompanisë Patrick Byrne. Overstock do të fillojë me një shërbim “video on demand” ku do të numërohen afro 30,000 tituj.

Klientët më besnikë të Overstock po kthehen drejt Amazon dhe disa rivalë të tjerë të Overstock për të blerë apo për të marrë me qera filma nëpërmjet internetit, tha Byrne tek konferenca e National Association of Television Program Executives. Gjithashtu Target dhe Walmart ofrojnë shërbime të ngjashme dhe për këtë arsye edhe Overstock dëshiron të zërë pjesën e tij të këtij tregu. Kompania e bazuar pranë Salt Lake City, Utah, ka thënë se klientët e saj do të kenë mundësinë të blejnë apo marrin me qera video të ndryshme.

“Po ka disa lojtarë të tjerë të mëdhenj” tha Byrne. “Por me të vërtetë kjo gjë sapo ka filluar”.

Kompania Amazon tashmë ka më shumë se 40,000 filma dhe TV Show të disponueshme në Prime. Kjo është një mënyrë e mirë nga Amazon për të mbajtur klientët brenda ekosistemit të saj dhe t’i inkurajojë ata të shpenzojnë më tepër kohë me të mirat fizike dhe dixhitale. Programi besnik Prime është një program i cili falë oportuniteteve që ju dhuron klientëve ka tashmë më shumë se 25 milion anëtarë.

Overstock ka një mesatare prej 25 deri në 40 milion vizitorë në muaj dhe ka patur një rritje prej 42% në anëtarësimet e grupit Club O vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas kompanisë. Shërbimi i ri i videove mund të sjellë edhe avantazhin e një trafiku në rritje, Byrne tha.

Overstock do t’a bëjë shërbimin të disponueshëm në programin e vet të besueshmërisë, e cila do të kushtojë 19.95 dollarë në vit, ku në të përfshihen dërgesat dhe shpërblime për blerjet. Ndryshe nga Prime Video e Amazon, shërbimi i Overstock do të ketë një tarifë shtesë për video. Gjithsesi ata ende nuk e kanë përcaktuar sasinë e kësaj tarife, shprehet Byrne.

Për të larguar klientët nga Amazon, Overstock planifikon të ofrojë një zbritje 5-25 % të kostos së shkarkimeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

video
Lajmet e fundit>