Analiza

Ovi Maps arrinë në 3 milion shkarkime

Feb 15 2010
0 Shpërndarje
Ovi Maps arrinë në 3 milion shkarkime

Në konferencën e saj solo pas paralajmërimit të Intel and Nokia MeeGo, Nokia nuk ka pasur ndonjë harduer me të cilin mund të zgjeronte prezantimin, por një prej shërbimeve të saja është duke pranuar nivele të ashtëzakonshme të pranimit, edhe pse kompania me bazë në Finlandë ka shumë pajisje me të cilat po garon.

Nokia Maps tani ofrohet në 74 shtete dhe në 46 gjuhë, me një shkarkim harte çdo sekondë.

Kompania thekson se personi mestar shfrytëzues arrin me shkarkime muzikore prej 500 sosh në javët e para të shfrytëzimit të shërbimit, që do të kushtonte rreth 450 euro nëse përdoret iTunes.

Gjithashtu ka më shumë se një milion shkarkime në ditë nga Ovi Store, ku sipas shifrave të kësaj kompanie numri i njerëzve që po blejnë në këtë dyqan online po dyfishohet çdo muaj.

“Këto janë arritje të jashtëzakonshme, por caku ynë është që të kënaqim me milion konsumatorë anembanë botës – dhe ne jemi nisur mjaft mirë drejt këtij caku” tha Niklas Savender, udhëheqës i shërbimeve të biznesit të Nokia-së.

Lajmet e fundit>