Ja se si

Përdorni USB për të instaluar Windows 7 – edhe në një netbook!

Jan 24 2011
0 Shpërndarje
Përdorni USB për të instaluar Windows 7 – edhe në një netbook!

Në PCWorld Albanian angazhimet ditore janë të shumta dhe ka punët të ndryshme ditore. Por për shkak se përveç zyrës ka edhe punëtorë që janë në Shqipëri, e tjerë të shpërndarë edhe nëpër Kosovë, komunikimi kryesor bëhet me e-mal (kam një përshtypje që në trojet shqiptare jemi rekordmen për komunikim me e-mail brenda kompanisë dhe jashta saj). Disa prej punëtorëve tanë shfrytëzojnë kompjuterët e tyre në shtëpi, disa laptopë e disa të tjerë celularë.

Por dy prej ekipit të PCWorld Albanian, kohë më parë kanë vendosur të pajisen me netbook, në rend të parë për shkak janë të lehtë për tu bartur me vete, por edhe për shkak se iu ofron qasje të shpejtë në email dhe përvojë të mirë në shfletimin e internetit.  Në njëfarë forme ata ofrojnë ekran të madh për shfletim komfor të internetit dhe gjithashtu mobilitet, duke u renditur kështu në mes të celularëve dhe laptopëve (për tablet nuk po flasim sepse kanë kosto të lartë).

Por pasi arritëm të realizojmë këtë kuptuam një gjë. PCWorld Albanian është medium i dedikuar për teknologji dhe analizat e këshillat e saja janë pjesë e përditshme e temave, kështu që pse të mos jetë temë edhe shqyrtimi i instalimit të Windows 7 nga një USB? Pasi ne arritëm të përfundojmë punë me netbook-un e parë ne vazhduam edhe me të dytin dhe gjërat shkuan ashtu si duhet. Madje në disa raste patëm një përshtypje se instalimi i Windows 7 nga një USB është më i shpejtë sesa nga një DVD. Ndërsa ju që keni një netbook dhe dëshironi këshilla në shqip sesi të realizoni këtë (para se të mundoheni me kërkim në Google) lexoni në vazhdim:

  • E para që ju duhet është një vegël për ndarje të njësisë që do ta përdorni për të përgatitur USB-në. Kjo vegël ka gjasa që veçse  të jetë e instaluar në sistemin tuaj me Windows. Nëse jo atëherë shkarkoni DiskPart.
  • Lansoni atë duke shkruar diskpart në Start Menu.
  • Pas hapjes së dritares shënoni komandën list disk për të kontrolluar statusin e njësisë suaj.
  • Tani shtypni select disk 1 ku “1” është numri korresponduese për njësinë tuaj USB.
  • Më pas shtypni Clean
  • Pas pastrimit shtypni create partition primary.
  • Për ta aktivizuar shënoni active.
  • Më pas ju duhet të definoni sistemin e skedarëve si Fat32 duke shkruar format fs=fat32 quick (natyrisht qucik specifikon nëse dëshironi të bëni format të shpejtë apo të ngadalshëm të USB-së).
  • Duke shënuar asssign njësia USB merr një shkronjë, gjë që e bënë atë më të lehtë për tu qasur në Windows Explorer
  • Më pas kopjoni çdo gjë nga DVD-ja e instalimit të Windows 7 në këtë USB (thjeshtë tërhiqni prej atje dhe vendosni në USB0.

Tani kaloni tek netbook-u juaj apo çfarëdo sistemi tjetër në të cilin dëshironi të instaloni Windows 7 dhe startoni prej fillimi atë sistem. Instalimi do të vazhdojë me hapat e njëjtë – por do të vëreni një dallim në shpejtësi. Sigurisht këta hapa janë ndjekur edhe për netbook-ët e punëtorëve të PCWorld Albanian, të cilët janë bërë gati për punë dhe kanë fituar një instalim të freskët të Windows.

Lajmet e fundit>