Biznes

Paaftësia e Sony-t për të shitur smartfonë po i kushton kompanisë 1.7 miliardë $

Sep 17 2014
0 Shpërndarje
Paaftësia e Sony-t për të shitur smartfonë po i kushton kompanisë 1.7 miliardë $

DSC06232.0_cinema_1200.0

Kompania Sony ka rishikuar të ardhurat e saj vjetore. Mësohet se kompania i ka shtuar buxhetit një shumë prej 1.7 miliardë $ me qëllim kompensimin e dëmeve të mundshme.

Kjo lidhet drejtpërdrejtë me biznesin Mobile Com të Sony-t, ku kompania thotë se i ka mbivlerësuar të ardhurat nga smartfonët dhe tabletët dhe tani ka vendosur të ndryshojë strategjinë dhe të pranojë humbjen.

Si rezultat, Sony ka parashikuar në fund të mbarimit të vitit fiskal, në mars, një humbje prej 2.1 miliardë dollarë.

Sony ka qenë në një periudhë të vështirë rindërtimi vitet e fundit. Kjo e ka bërë që të fokusohet tek strategjia e Kaz Hirai që të jetë një kompani më kohezive dhe e “shkathët” në treg. Në qendër të këtyre përpjekjeve qëndrojnë smartfonët; seria Xperia Android i ka mbajtur lart të ardhurat e kompanisë.

Rezultatet aktuale, të cilat kanë treguar se shitjet e smartfonëve nuk kanë shkuar aq mirë, tregojnë brishtësinë e papritur për atë që duhet të ishte “shtylla kurrizore” e të ardhurave të Sony-t.

Kompania shprehet se strategjia për shitjen e smartfonëve nuk ka dhënë rezultate, por strategjia e re që do të vendoset është ndërtuar për të zvogëluar riskun, paqëndrueshmërinë dhe për të sjellë fitime më të larta.

Kjo do të sjellë një reduktim të pajisjeve të nivelit mesatar dhe një fokusim në ato premium që janë pasuruar së fundmi nga Xperia. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>