Softuer

PacMan-i shqiptar – PikOne

Aug 14 2011
0 Shpërndarje
PacMan-i shqiptar – PikOne

Loja ka idenë e ngjashme me atë të lojës Pacman, por kjo lojë është e veçantë, me një version unik e të stolisuar. Keni gjithsej dy mundësi për të luajtur. Përveç që duhet t’i merrni pikët e zakonshme, si në PacMan, në të ka edhe zemra, të cilat nëse i merrni, japin pesë, tridhjetë apo më shumë pikë, ku paraqitet një dritare që paraqet oferta nga kompania Vodafone.

E krijuar për kompaninë Vodafone, lojtarët mund të ruajnë emrin dhe pikët, që i kanë arritur gjatë lojës,  dhe kështu të sfidojnë edhe të tjerët me rezulatin e tyre më të mirë.

Loja PikOne është krijuar në tre versione të ndryshme: një version për uebfaqe, një version për Facebook dhe një version për baner të ndonjë uebfaqeje.

Ana grafike e lojës është bërë nga 1UP, ndërsa programimi e animacionet në Flash nga iShqip
Për krijimin e lojës është përdorur Flash/Actionscript e PHP/MySQL. 

PikOne është vetëm një nga lojërat që kompania iShqip ka krijuar. Anëtari i kompanisë iShqip, dhe njëherit edhe bashkëthemelues i saj, Jonian Dervishi, ka treguar që së shpejti do të paraqitet një lojë tjetër në Facebook, me titullin Ndodhitë e Çufos./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>