Harduer

PadFoneX dhe ZenFone 5, dy pajisjet e reja të kompanisë Asus

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
PadFoneX dhe ZenFone 5, dy pajisjet e reja të kompanisë Asus

padfonePara pak kohësh kompania Asus deklaroi se po merrej me krijimin e një telefoni me emrin PadFone S dhe variantit të tij me lidhje LTE ZenFone 5. Këto dy pajisje tashmë janë prezantuar zyrtarisht dhe mund të blihen në Tajvan (vendndodhja e kompanisë Asus). PadFone S është version jo-amerikan i Asus PadFoneX që ka dalë në dyqanet e AT&T në muajin qershor.

Ndryshe nga telefonët që shiten në AT&T, PadFone S ka një procesor Snapdragon 801 (jo të vjetrin Snapdragon 800) si dhe zotëron një mbrojtëse për ekranin në mënyrë që mos të thyhet. PadFone S vjen si telefon inteligjent me ekran 5 inç dhe si tablet me ekran 9 inç. Të dy këto pajisje përdorin sistemin Android 4.4 KitKat. PadFone S kushton 500 dollarë (duke përfshirë telefonin inteligjent dhe tabletin).

Telefoni tjetër inteligjent ZenPhone ka parametra më të ulëta se ai PadFone. Kjo pajisje do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 400 me katër bërthama me qark 1.2GHz. Asus ka përditësuar telefonin ZenFone 5 LTE në Android 4.4 KitKat. Pajisja përmban ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë IPS, kamera të pasme 8 megapikselë, 2 GB RAM, 8 GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 2,110 mAh. Çmimi i tij është 234 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>