Analiza

Pagat ndalen, ngarkesa e punës po rritet

Dec 28 2010
0 Shpërndarje
Pagat ndalen, ngarkesa e punës po rritet

Në ekonominë e sotme nuk është e thjeshtë të qendrosh pozitiv pasi rënia ekonomike është e dukshme. Dhe në fushën e IT, si në cdo fushë tjetër ka patur shkurtime në punë por ky nuk është i vetmi problem me të cilin përballen grupi i IT.

Profesionistët e kësaj fushe  janë të detyruar të rrisin produktivitetin e tyre dhe janë të bllokuar nga pagat fikse. Çdo gjë po shkon në anën e gabuar. Bonuset dhe përfitimet janë ulur ndjeshëm ndërsa ngarkesat dhe orët e punës janë rritur. Pagat gjithastu janë statike duke u rritur vetëm me një sasi mikroskopike prej mesatarisht 0.7% dhe patjetër që kënaqsia e marrë në punë është ulur.

Një menaxher i shërbimeve teknike shprehet, “Më shumë përgjegjsi, rroga të shkurtuara dhe përfitime të shtrënjta, nuk e bëjnë një punonjës të lumtur”. Bonuset e tij ishin rreth 20% deri në 30% e rrogës vjetore, dhe tashmë ato janë eliminuar, ndërsa rroga i ishte kthyer fikse që prej vitesh më parë.Pushimet gjithashu janë zvogëluar, dhe punonjësit duhet të paguajnë sigurime shëndetsore më të larta.

Një mënyrë për të mbajtur punonjësit e lumtur është që tu rritësh benefitet e marra. Për shembull mund tju ofrosh mundësi për trajnime të ndryshme apo tju mësosh teknika të reja të programimit. Gjitashtu mund të përmirësosh kushtet e punës apo tu japësh punonjësve projekte të cilat ata i kanë për zemër në mënyrë që tu rritësh kënaqësinë e marrë nga puna e bërë.

Si çdo fushë tjetër dhe fusha e IT duhet të përballet me vështirësitë që sjell me vete kriza ekonomike. Mbetet në dorë të menaxherëve të vendosin se sa do tia zvogëlojnë burimet departamentit të IT.

Lajmet e fundit>