Lajmet

Page dhe Zuckerberg thonë që programi për monitorim PRISM ishte i panjohur për ta

Jun 9 2013
0 Shpërndarje
Page dhe Zuckerberg thonë që programi për monitorim PRISM ishte i panjohur për ta

Ndërmarrjet madhore të teknologjisë janë duke mohuar përfshirjen në programin për mbikëqyrje PRISM i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), por CEO i Google, Larry Page dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg kanë çuar më tej mohimet e tyre. Page dhe Zuckerberg kanë ngritur deklarata personale në llogaritë e tyre në Google dhe Facebook për të refuzuar të gjitha njohuritë e PRISM.

Zuckerberg i quajti raportet për PRISM “të egra”, ndonëse vetë Facebook ishte përfshirë në sllajdet e lëshuara të NSA-së për bashkëpunëtorët e teknologjisë në programin PRISM. Sipas dokumenteve të lëshuara, Facebook-u u bashkua me NSA-në më 6 qershor 2009.

Por Zuckerberg gjatë të premtes në një postim tha që Facebook “nuk është dhe kurrë nuk do të jetë pjesë e ndonjë programi për t’i dhënë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo ndonjë shteti tjetër qasje të drejtpërdrejtë në serverët tanë.

“Ne kurrë nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë ose vendim të mbyllur nga ndonjë agjenci qeveritare për të kërkuar informacione ose metadata në sasi të mëdha, siç ka marrë Verizon së fundi. Dhe nëse do të merrnim, ne do t’i kundërshtonim me ashpërsi.

Ne madje nuk kemi dëgjuar për PRISM-in përpara ditës së djeshme.” CEO i Google, Page përdori një gjuhë të ngjashme në postimin e vet në blog duke thënë që Google “nuk kishte dëgjuar për programin PRISM deri dje”.

Në fakt, mohimet e Zuckerberg dhe Page kishin një strukturë të ngjashme: mohimi i PRISM, paragrafi që shpjegon se si ndërmarrjet merren me kërkesat e qeverisë për informacion dhe një përfundim për transparencën qeveritare. (PCWorld Albanian)

zenberg

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>