Biznes

Pagesa e gjobës 13 miliard euroshe nga Apple për KE-në fillon në Mars

Jan 19 2018
0 Shpërndarje
Në Tetor të këtij viti hodhi në gjyq Irlandën për mos grumbullimin e gjobës. Komisioni tha se afati i fundit ka qenë data 3 Janar 2017, por kompania ka vijuar të përfitojë ilegalisht. Pagesa e gjobës 13 miliard euroshe nga Apple për KE-në fillon në Mars

Grumbullimi i gjobës 13 miliard euroshe të Apple nga Komisioni Evropian do të fillojë në Mars dhe finalizohet në Shtator.

Lajmi vjen nga autoritetet Irlandeze të cilat u detyruan nga Komisioni Evropian për të rikuperuar taksat e papaguara ndër vite nga Apple e cila gjeti një parajsë fiskale në Dublin.

Irlanda dhe Apple kanë apeluar vendimin megjithatë kanë detyrimin për të mbledhur gjobën derisa procesi ligjor të finalizohet.

Në Gusht të 2016-ës Komisioni Evropian urdhëroi Apple të paguajë 13 miliard euro taksa të papaguara.

“Taksat e ofruara nga Irlanda në mënyrë artificiale kanë reduktuar detyrimet e Apple bindshëm përgjatë dy dekadave të fundit, duke rënë në kundërshti me ligjet Evropiane. Apple duhet të paguajë për çdo përfitimin të arritur nga kjo taksë,” shprehej Vestager.

Në Tetor të këtij viti hodhi në gjyq Irlandën për mos grumbullimin e gjobës.  Komisioni tha se afati i fundit ka qenë data 3 Janar 2017, por kompania ka vijuar të përfitojë ilegalisht.

Ministri Irlandez i Financave ka refuzuar analizën e Komisionit e cila rëndon mbi Apple. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>