Biznes

Pagesat mobile pritet të arrijnë 1 trilion $ në vitin 2017

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Pagesat mobile pritet të arrijnë 1 trilion $ në vitin 2017

Konsumatorët dhe bizneset në të gjithë botën do të bëjnë më tepër se 1 trilion $ blerje nga pajisjet mobile në vitin 2017, ndërsa teknologjia që mundëson pagesat mobile do të jetë më e përhapur.

Këto raportime vijnë nga IDC, një firmë hulumtuese e tregut. IDC parashikon se pjesa më e madhe e këtyre pagesave do të vijë nga tregtia mobile, e cila përfshin elemente si blerjet përmes uebfaqes mobile të një kompanie.

Pagesat NFC (near field communication) do të përbëjnë po ashtu një pjesë të rëndësishme, ndërsa kjo teknologji vjen në dispozicion më tepër të smartfonëve dhe shitësve, të cilët përditësojnë pikat e tyre të shitjes.

“Përhapja e popullaritetit të smartfonëve po mundëson një sërë metodash për pagesat mobile, të cilat të kombinuara së bashku po shndërrohen në një pjesë të rëndësishme të tregtisë botërore”,- u shpreh Aaron McPherson, drejtor i strategjive të pagesave mobile në IDC.

“Presim norma më të mëdha rritjeje ndërkohë që njerëzit mësohen gjithmonë e më tepër me teknologjinë.”

Edhe pse 1 trilion $ mund të duket shumë, IDC thekson se ajo është vetëm 2.5% e pagesave totale në botë që mund të procesohet nga pajisjet mobile me teknologjinë dhe kërkesën e nevojshme.

Google: Pagesat mobile janë duke u rritur me shpejtësi

Pjesa më e madhe e kësaj, siç deklaron IDC, varet nga institucionet financiare, telekomunikacioni dhe shitësit, pra se si do të koordinohen ata për t’i çuar përpara pagesat mobile.

IDC shprehet se pagesat mobile mund të përballen me një normë të ulët rritjeje në vitet në vijim. (PCWorld Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>