Biznes

Paguan për iPad, por i del pasqyrë

Nov 12 2012
0 Shpërndarje
Paguan për iPad, por i del pasqyrë

Jalonta Freeman nga Arlingtoni i Teksasit, në momentet që po qëndronte tek një stacion i gazit, papritmas i ofrohet nga një person një iPad prej 800 dollarësh për 200 dollarë.

A duket kjo gjë vërtet e dyshimtë?! Por nëse iu ofrohet juve, a do të duhej që të paktën ta hapnit pakon dhe të shihnit nëse vërtet brenda asaj pakoje ndodhej një iPad?

Freeman e pranoi ujdinë. “Ai dukej në rregull”,- tha ajo për KXAS-TV.

Vetëm kur u largua ajo hapi pakon. Ana e pasme e iPad-it të saj të ri dukej si një iPad. Por në anën e përparme, ishte një mashtrim. Ishte një copë letre pas së cilës ishte një pasqyre.

“Kjo është aq e çrregullt. Kjo është aq gabim”,- tha Freeman për KXAS. “Unë kurrë nuk do t’ia bëja ndokujt këtë mashtrim”.

Kjo mund të jetë puna e tij: mashtrimi i njerëzve që mendojnë që ata mund të blejnë një iPad me një çmim 200 dollarë.

Freeman, natyrisht, nuk është hera e parë që është mashtruar për të blerë diçka që ajo në të vërtet nuk do të blinte. (PC World Albanian)

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>