Lajmet

Pajisja 50$ që hapë miliona dyer hotelesh

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Pajisja 50$ që hapë miliona dyer hotelesh

Nëse po qëndroni në një hotel, do të ishte mirë të kontrollonit emrin e prodhuesit të çelësit të dhomës suaj. Një haker sapo ka zbuluar një metodë për të hapur përmes një pajisjeje fare të thjeshtë dyert, bravat e së cilave janë të prodhuara nga Onity.

Zhvilluesi i Mozilla-s, Cody Brocious ka zbuluar dy dobësi të bravave Onity. Ai ka deklaruar se i’u deshën vetëm 50$ për të ndërtuar një pajisje që bën të mundur hapjen e dyerve të prodhuara nga kjo kompani. Skema e pajisjes është open-source dhe mund të gjendet edhe në internet. Ai do ta prezantojë punën e tij këtë javë në Konferencën Black Hat Security në Las Vegas.

Kompania Onity është shprehur se është në dijeni të këtij fakti, por nuk ka dhënë asnjë koment më tepër, pasi pret të kontaktojë me hakerin. Rreth 4 – 5 milionë dyer hotesh në të gjithë botën i përkasin bravave të kësaj kompanie.

“Pajisja ngjan me një portë, si ato që lidhen me ruterin psh. Sapo bie në kontakt me bravën, normalisht e hap atë. I gjithë sekreti qëndron tek fakti që pajisja lexon kujtesën e bravës, merr informacionin e kriptografuar dhe më pas e dërgon atë tek çelësi i derës duke e bërë të mundur hapjen e saj”, ka shpjeguar hakeri. 

Brocious ka deklaruar se informacioni që përmbanë çelësi mund të qaset shumë lehtë dhe i është i pambrojtur, prandaj edhe pajisja e tij e ka shumë të thjeshtë t’i marrë këto të dhëna. Megjithatë, kjo pajisje nuk është gjithmonë funksionale. Në 2/3 e rasteve, Brocious i është dashur ta provojë dy herë hakimin e tij derisa është hapur dera. Problemi qëndron tek sinkronizimi mes pajisjes dhe bravës.

Gjithsesi, çështja është tepër serioze duke marrë parasysh se vjedhja e dhomave është një nga problemet kryesore të hoteleve. Nëse kjo pajisje bie në duart e gabuara, numri i hajdutëve do të rritej në mënyrë drastike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>