Harduer

Pajisja FIXD kujdeset për “shëndetin” e makinës suaj

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Pajisja FIXD kujdeset për “shëndetin” e makinës suaj

fx987087Kohët e fundit janë përhapur shumë pajisjet me veshje, kryesisht orët inteligjente dhe rripat e fitnesit. Pajisjet inteligjente të fitnesit, të cilat merren kryesisht me mbarëvajtjen e shëndetit tuaj duke u kujdesur për orarin e gjumit, motivimin për tu stërvitur në palestër dhe mënyrën se si hani janë pëlqyer shumë nga përdoruesit. Një grup zhvilluesish kanë krijuar një pajisje inteligjente, e cila nuk merret me mbarëvajtjen tuaj, por me mbarëvajtjen e makinës suaj.

Sensori FIXD është një pajisje, e cila lidh sistemin e makinës me telefonin tuaj inteligjent nëpërmjet Bluetooth. Në momentin që kryhet lidhja, pajisja dërgon informacione dhe përditësime sa herë ju duhet të bëni ndonjë rregullim në makinën tuaj. Për Shembull sensori FIXD ju lajmëron kur ju duhet të ndryshoni vajin e makinës ose të ndryshoni filtrat.

Duke lidhur pajisjen FIXD në portën OBD të makinës suaj, e cila ndodhet zakonisht poshtë timonit tek makinat e reja, e më pas duke aktivizuar Bluetooth ju merrni menjëherë të gjitha të dhënat mbi mirëqenien e makinës suaj. Ndryshe nga pajisjet e tjera të ngjashme inteligjente FIXD nuk ka nevojë për karikim.

“Pajisja jonë fuqizohet nga makina, kështu që nuk ka nevojë për bateri”, u shpreh John Gattuso, krijuesi i FIXD. Pajisja do të funksionojë për aq kohë sa bateria e makinës suaj funksionon normalisht. Disa nga funksionet kryesore të FIXD janë informimi mbi mirëqenien e sistemit airbag të makinës, tregimi se sa kohë do të duhet dhe sa milje që problemi që ka pësuar makina juaj të bëhet kritik si dhe për pasojat që do t`i ndodhin makinës nëse ju injoroni paralajmërimet e pajisjes. FIXD gjithashtu ju informon edhe për shumën e parave që do ju duhen për riparimin e problemeve të makinës suaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>