Harduer

Pajisja Gear VR e realitetit virtual mund të porositet me parapagesë në Mbretërinë e Bashkuar

Sep 6 2014
0 Shpërndarje
Pajisja Gear VR e realitetit virtual mund të porositet me parapagesë në Mbretërinë e Bashkuar

gsmarena_001 (4)Në eventin IFA në Berlin krahas pajisjeve Galaxy Note 4, Galaxy Note Edge dhe Gear S, kompania Samsung gjithashtu prezantoi pajisjen Gear VR. Gear VR është një pajisje, e cila e sjell realitetin virtual më pranë përdoruesit, funksioni i saj është i ngjashëm me Oculus Rift.

Samsung pikërisht me kompaninë Oculus ka krijuar partneritet për krijimin e kësaj pajisjeje, e cila lidhet me pajisjen inteligjente Galaxy Note 4, për të krijuar një realitet virtual të afërt për përdoruesin.

GearVR akoma nuk është hedhur në treg, por në Mbretërinë e Bashkuar në faqen tregtuese online Mobile Fun, ju mund ta porosisni atë me parapagesë. Në qoftë se ju e bëni këtë do të bëheni një nga personat e parë që do të zotërojë këtë pajisje. Çmimi i GearVr është 150 £ ose 189 euro.

Faqja Mobile Fun njihet për futjen e produkteve me parapagesë shumë muaj para lançimit aktual të tyre. Në disa raste ku faqe të ngjashme me Mobile Fun kanë kryer të njëjtën gjë, pas një sërë shitjes janë mbyllur dhe askush nuk ka dëgjuar më për to. Shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë edhe me faqen Mobile Fun.

Në informacionet e parapagesës nuk jepet ndonjë afat për transportin apo datë mbërritje, pasi akoma nuk dihet kur Samsung do ta hedhë atë në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>