Harduer

Pajisja Headset, na jep mundësi pamjeje 360 gradë

Dec 16 2012
0 Shpërndarje
Pajisja Headset, na jep mundësi pamjeje 360 gradë

flyvizTashmë sy edhe “ mbrapa” koke! Në konferencën e Teknologjisë dhe Softuerëve për “Realitetin Virtual” që u mbajt në Toronto, Kanada, shkencëtarë francezë pretendojnë se kanë zhvilluar headset-in që na jep mundësi pamjeje 360 gradë.

Pajisja kap imazhe në çdo drejtim rreth e rrotull përdoruesit dhe më pas i transformon ato në mënyrë që sistemi viziv njerëzor t’i kuptojë.

Sistemi i quajtur FlyVIZ u dizajnua nga Jerome Ardouin-i dhe kolegë të tij nga Grande Ecole d’Ingenieurs Paris-Laval në Francë dhe është raportuar nga New Scientist.

Headset-i është ende në fazë prototipi: peshon 1.6 kilogramë dhe qëndron i lidhur me një laptop për të kryer proçesimin e imazheve ndërkohë që ekzekutohet.

Sigurisht që është e rëndë për të lëvizur me të duke qenë se është akoma në fazë eksperimentale.

Në majë të headset-it është e montuar një video kamera që së bashku me pasqyrat në forma specifike, kapin pamjet e mjedisit në të gjitha anët e përdoruesit për t’i shfaqur më pas në 3D Viewer-in e headset-it në kohë reale.

flyviizSistemi kërkon 15 minuta për t’u ambientuar me të dhe sapo përdoruesit janë përshtatur, ato janë në gjendje të lëvizin përreth dhe të bashkëveprojnë pa vështirësi me mjedisin.

Pavarësisht perspektivës së re të çuditshme për botën, pajisja nuk shkakton të përziera, marrje mendsh apo lodhje vizuale.

Edhe pse FlyVIZ i shfaq imazhet në 2D, përdoruesit kanë perceptim të fortë thellësie. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>