Harduer

Pajisja iTwin Connect mbron privatësinë tuaj

Jun 12 2013
0 Shpërndarje
Pajisja iTwin Connect mbron privatësinë tuaj

iTwin Connect është një mekanizëm i thjeshtë që i mban të dhënat më të sigurta, duke mbrojtur privatësinë tuaj.

Pajisja konsiston në dy hallka identike të lidhura nga një USB që ndihmon në krijimin e një rrjeti virtual privat.

Me qëllim për të krijuar një rrjet të sigurt, lidhe pajisjen me portën USB në kompjuter, për shembull në zyrën tuaj. Shkëpusni lidhjen e gjysmës së pajisjes dhe e vendosni në kompjuterin në shtëpinë tuaj, dhe direkt krijohet një “tunel” i sigurt midis të dyjave.

iTwin Connect gjithashtu përfshin një desktop të lëvizshëm dhe një aksesim dokumentesh të lëvizshme, që do të thotë se mund ti aksesoni serverat e zyrave nga shtëpia juaj. Sipas iTwin, të gjitha të dhënat e transmetuara janë të enkriptuara dhe përdoret një standard enkriptimi i avancuar (AES) 256, që siguron nivelin më të lartë të mbrojtjes.

Pajisja punon në të gjitha rastet që të dyja hallkat janë të lidhura dhe një çelës enkriptimi unik krijohet që gjeneron një çelës sesioni që mbron të gjitha të dhënat e transmetuara nëpër internet.

iTwin Connect gjithashtu ofron edhe një fjalëkalim opsional me dy faktorë autentifikimi. Pajisja ka versionin si në Windows edhe në Mac. (PCWorld Albanian)

iTwin Connect

Lajmet e fundit>