Harduer

Pajisja transmetuese e videove në Amazon pritet të vijë muajin e ardhshëm

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
Pajisja transmetuese e videove në Amazon pritet të vijë muajin e ardhshëm

theverge_1020.0_standard_800.0Përgjigja e Amazon-it për Roku-n, Apple TV, Chromecast dhe të tjerë, sipas një raporti të ri, pritet të vijë muajin e ardhshëm. Duke cituar burime, The Wall Street Journal thotë që Amazon do të fillojë shes pajisje transmetimi nga faqja e vet në fillim të prillit, e po ashtu edhe përgjatë disa shitësve me pakicë si Best Buy dhe Staples.

Pajisja do të fiksohet në video shërbimin e vetë Amazon-it, e po ashtu edhe nga palë të treta si Netflix dhe Hulu. Journal thotë që ai po ashtu do të punojë në një version të posaçëm të Android-it në mënyrë që përdoruesit të mund të instalojnë aplikacione shtesë, sikur që ofrohet në tabletët Kindle.

Pajisja e shumë-përfolur transmetuese e Amazon-it, sipas një raporti të bërë gjatë prillit të vitit të kaluar nga Bloomberg Businessweek, ka qenë në zhvillim për më tepë se një vit. Ajo ishte pritur fillimisht gjatë fundvitit të vitit 2013, por u bënë shtyrje. Gjatë asaj kohe, kompania është shtrënguar në përpjekjen e vet për të ofruar përmbajtje të posaçme, origjinale.

Së bashku me pajisjen transmetuese, për të cilën TechCrunch raporton që do të duket ngjashëm si Chromecast i Google, Amazon pritet të dalë me një kontrollues pa kabllo për lojëra. Fotografitë e atij hardueri të lëshuara gjatë javës së kaluar përgjatë një agjencie rregullatori nga Brazili, e shfaqnin një kontrollues me një pamje të ngjashme me atë të kontrolluesve për lojëra, si dhe butonat për komandat bazike në Android. Lëshimi i tij pritet të përkojë me pajisjen transmetuese dhe një futje të Amazon-it në Appstore. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>