Lajmet

Pajisje multimediale me çipin Tegra, paraqiten në Computex

Jun 2 2009
0 Shpërndarje
Pajisje multimediale me çipin Tegra, paraqiten në Computex

altDymbëdhjetë pajisje të reja mobile të internetit (MID) të bazuara në çipin e ri të Nvidia-së, Tegra, janë duke shkëlqyer në Computex.
 

Këto pajisje, që përfshijnë edhe netbook edhe tablet, veçohen me përkrahje të video rezolucionit HD 1080p së bashku me operacionin gjithmonë-ndezur që ofron deri në pesë herë më shumë kohëzgjatje të baterisë sesa tek netbook-ët e zakonshëm. Nvidia thekson se MID-ët mund të ofrojnë deri në dhjetë orë lëshim të video metarileve HD, ose përafërsisht deri në katër javë lëshim të formateve muzikore MP3, pa pasur nevojë për rimbushje, kurse gjëja më argëtuese është se pajisjet mund të lëshojnë lojëra me deri në 46 frame për sekond.

MID-ët dhe netbook-ët prej Compal, ICD, Inventec, Mobinnova, Pegatron dhe Wistron pritet të paraqiten në Taipei. Nvidia thekson se më shumë se 20 dizajne të bazuara në Tegra momentalisht janë në përpunim e sipër, dhe do të përkrahin veçori si 3G, Wi-Fi dhe WiMax.
 

 

Lajmet e fundit>